Gratë iraniane vazhdojnë ta sfidojnë ligjin për shaminë e kokës
Dy policë ecin nëpër Teheran, më 16 korrik. Oficeri në të majtë është i veshur me uniformën standarde të gjelbër që vishet nga njësitë e policisë së "moralit".
Një grua duke ecur në Teheran pa shami të kokës, apo hixhab, edhe pse është i detyrueshëm.
Një zyrtar iranian konfirmoi më 16 korrik se patrullat e policisë famëkeqe të "moralit", të njohura zyrtarisht si Patrulla Udhëzuese, janë rikthyer në rrugët e Iranit pas disa muajsh. Patrullat mbikëqyrin zbatimin e ligjeve për veshjen dhe sjelljen ndërmjet gjinive.
Një fotografi e shtatorit, 2022, tregon një grua duke shikuar protestat e dhunshme në Teheran, të cilat shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Aminit.
Gjatë gjithë trazirave që pasuan vdekjen e Aminit në shtator të vitit 2022 - derisa ajo ishte në paraburgim nga policia e "moralit" - një numër në rritje i grave zgjodhën të mos mbanin hixhabe. Shamitë e kokës u bënë të detyrueshme në Iran menjëherë pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Policë të paidentifikuar në një cep rruge në Teheran, më 16 korrik.
Mungesa e policisë së "moralit" në rrugë gjatë dhe pas protestave masive bëri që disa media perëndimore të raportonin se njësia është shpërbërë.
Gra duke ecur pa mbulesa koke në Teheran, më 16 korrik.
Policia e "moralit" mund të identifikohej më parë nga furgonët me shirit të gjelbër që transportonin njerëz të arrestuar, por pamjet e fundit nga qytetet iraniane tregojnë se policia e "moralit" tani vepron me furgonë të bardhë pa shenja.
Një polic në Teheran dhe një grua që ec me kokën zbuluar.
Një grua pa shami duke ecur në Teheran, më 16 korrik.
Menjëherë pas njoftimit të asaj dite se policia e "moralit" do të rikthehet, në qytetin verior të Rashtit shpërthyen përleshje, si pasojë e përpjekjeve për arrestimin e tri grave.