Policia ukrainase shpërndan dhurata për festa në Bahmutin e rrethuar
Your browser doesn’t support HTML5
Një njësit evakuimesh i policisë ukrainase, i quajtur “Engjëlli i bardhë”, ende po punon për t’i nxjerrë banorët vendës nga qyteti i Bahmutit, i cili ndodhet nën sulme nga forcat ruse. Para evakuimit të disa banorëve të moshuar, ata dërguan ilaçe, si dhe një dhuratë për Ditën e Shën Nikollës për Hanën, një vajzë e vogël që jeton në një bodrum me familjen e saj, e cila refuzon të largohet. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)