Në kërkim për dy policët e zhdukur

Autoritetet maqedonase për të dytën ditë me radhë kanë zhvilluar operacione të kërkimit, për dy policët e zhdukur nga Kosova.
 

Dy policë, të cilët po udhëtonin me veturë zyrtare në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik, kanë rënë në lumin Lepenc të shtunën.

Autoritetet besojnë se rrjedha e ujit mund t’i ketë bartur trupat e tyre në territorin e Maqedonisë

Njësitë Speciale për Shpëtim të Policisë së Maqedonisë kanë zhvilluar kërkimet në zonën kufitare Maqedoni-Kosovë, përkatësisht në Bllacë

Operacionet e kërkimit në Bllacë po bëhen në koordinim në mes të autoriteteve maqedonase dhe atyre kosovare

Njësitet e kërkimit në Maqedoni dyshojnë se trupat e policiëve kosovarë mund të jenë bllokuar në këtë zonë

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu i cili tha se njësitet speciale po kryejnë operacione të kërkimit

Nga afër operacionet e kërkimit i ka ndjekur edhe kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma i cili për Radion Evropa e Lirë tha se dyshohet se trupat e policëve të zhdukur mund të jenë në territorin e Maqedonisë