Brenda qytetit strategjik ukrainas të rrethuar nga forcat ruse
Pokrovsku është një qendër e rëndësishme logjistike dhe qendër transiti për trupat ukrainase dhe ka qenë një nga pikat më të nxehta në lindje të Ukrainës për disa javë.
Në rrugët e Pokrovskut ka mbishkrime dhe numra kontaktues për evakuim. Shumica e banorëve të qytetit i kanë dëgjuar thirrjet e autoriteteve dhe janë larguar.
Për shkak të granatimeve të vazhdueshme ruse, në qytet nuk ka gaz natyror apo ujë. Në disa zona të Pokrovskut, nuk ka energji elektrike.
Një adoleshent tërheq një karrocë të vogël me bidonë me ujë pranë një monumenti të një Heroi të Bashkimit Sovjetik, Kirill Moskalenko, i cili ka lindur aty pranë.
Një fëmijë pranë një murali në Pokrovsk.
Gratë duke shitur lule dhe perime pranë një dyqani të madh të mbyllur. Në Pokrovsk, të gjitha dyqanet e mëdha dhe qendrat tregtare janë të mbyllura. Vetëm dyqanet e vogla ushqimore mbeten të hapura.
Një grua pranë një vitrine me rroba të përdorura...
Një burrë duke shitur fruta dhe perime të kultivuara në tokën e tij para një dyqani të madh të mbyllur në Pokrovsk.
Në stacionin hekurudhor, një burrë duke përkëdhelur një qen endacak.
Një burrë në Pokrovsk duke shitur kvas -- një pije e fermentuar e bërë nga buka.
Një veturë duke kaluar pranë mbetjeve të ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet.
Banorët e Pokrovskut duke u larguar nga qyteti me një automjet.
Rrugët e zbrazëta në Pokrovsk që dikur kishte një popullsi prej rreth 60.000 banorësh.
Një mace shihet në një kënd lojërash për fëmijë në Pokrovsk.
Punonjësit e bashkisë tentojnë të punojnë në qytetin që është nën zjarrin e sulmeve.
Taksitë funksionojnë vetëm disa orë në ditë. Tri urat kryesore në qytet janë shkatërruar.
Disa njerëz duke pritur të tërheqin para nga bankomati pranë një dege të mbyllur bankare.
Njerëz dhe vetura të pakta shihen duke lëvizur në qytetin me rëndësi strategjike për Ukrainën pas thirrjeve për evakuim.
Banorët e zonës vazhdojnë të largohen. Në rrugët jashtë qytetit ka shumë makina me rimorkio të ngarkuara me gjsende.
Teksa banorët largohen nga zona...
Një vijë mbrojtjeje po përgatitet përreth Pokrovskut.