Banorët evakuohen nga qyteti kyç i Ukrainës para sulmeve ruse

Ukrainasit duke u përshëndetur me të dashurit e tyre në stacionin e trenit Pokrovsk më 30 gusht, ku vijat e frontit të luftës janë tani më pak se 10 kilometra larg.

Zelenskiy, në fjalimin e tij të mbrëmjes më 30 gusht, e quajti Pokrovskun si një nga zonat më sfiduese në këtë moment të luftës.
 

Përpjekjet për evakuim janë përshpejtuar në lindje të Ukrainës, ndërsa ushtria ruse po i afrohet Pokrovskut, një pikë thelbësore furnizimi dhe përforcimi për trupat e Ukrainës në vijën e frontit lindor.
 

Para luftës, Pokrovsku kishte një popullsi prej rreth 60.000 banorësh. Sot aty është gati gjysma e tyre.

Ilya, 7 vjeç, dhe motra e tij Valeriya, 3 vjeçe, ecin pranë trenit me prindërit e tyre. Me origjinë nga Donjecku, familja u detyrua të largohej nga shtëpia për herë të tretë.

"Gjithçka do të jetë mirë", i thotë mes lotësh Kateryna birit të saj Jaroslavit. Ai po largohet nga Pokrovsku tani, ndërsa familja e djalit planifikon të largohet më vonë.

Tingulli i largët i zjarrit të artilerisë rrit ndjenjën e urgjencës ndërsa një grua e moshuar dhe e sëmurë bartet në trenin e evakuimit të banorëve.

Një e re duke qarë teksa përshëndetet me familjarët...

 

Nëse qyteti me rëndësi strategjike, Pokrovsk, bie, ai mund të dobësojë mbrojtjen e Ukrainës dhe të shërbejë si një portë për përparime të mëtejshme ruse.

Të afërmit bëjnë me duar simbolin e zemrës ndërsa treni me banorët e evakuuar niset.

Një grua përpiqet të mbajë lotët në trenin me të cilin po bëhet evakuimi i banorëve.

Vitalyna thotë se nuk beson se familja e saj do të kthehet ndonjëherë në Donjeck.

“Për të shpëtuar jetën e fëmijëve dhe jetën tonë, është më mirë të largohem tani sesa më vonë”, tha ajo, duke shtuar: “Është e tmerrshme për fëmijët”.

 

Me forcat ruse të gatshme për të sulmuar Pokrovskun, një qendër kryesore logjistike për ushtrinë ukrainase në lindje, banorët e saj të lodhur po detyrohen të largohen nga qyteti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)