Ndjeshmëria ndaj tingujve që çoi kompozitorin në shpikje të instrumenteve

Your browser doesn’t support HTML5

Liburn Jupolli kujton momentin kur ka kompozuar veprën e tij të parë muzikore, rreth moshës 11-12 vjeçare. Tani 33 vjeç, ai rrëfen për rrugëtimin dhe zhvillimin e tij artistik, që karakterizohet me kompozimin e shumë veprave dhe me shpikje të instrumenteve të reja, dhe për përvojat që solli nga shkollimi në Paris dhe në Sofje. Jupolli, po ashtu, është edhe themelues i Fakultetit të parë të Muzikës Moderne në një nga universitetet private në Kosovë.