Poçarët në Afganistan përballen me të ardhme të pasigurt

Në një zonë me pluhur dhe të nxehtë të Kandaharit, Nazar Mohammad po krijon një enë balte duke përdorur të njëjtën teknikë tradicionale sikurse paraardhësit e tij. Ai është një nga mjeshtrit e shumtë që shpreson ta mbajë gjallë te brezat e ardhshëm trashëgiminë e pasur artistike të Afganistanit të përpunimit të qeramikës Kolali -- e njohur për lustrimet e saj unike blu dhe jeshile.

E vlerësuar shumë për tërheqjen e saj estetike dhe rëndësinë kulturore, qeramika Kolali është e kërkuar si dekor ose nga koleksionistët.

Gjurmëve të babait të tij po shkon edhe Hazret-ullah, i cili grumbullon argjilën e veçantë që e ka origjinën në zonën Dand të Kandaharit. Metodat dhe teknikat e poçarëve kanë ndryshuar shumë pak që nga lashtësia. Së pari, poçarët mbledhin argjilën dhe e pastrojnë nga depozitat natyrore.  Më pas e përpunojnë atë duke i hequr papastërtitë si gurët dhe lëndë organike përpara se të brumoset dhe të përzihet me ujë për të arritur një qëndrueshmëri gjatë punimit.

Poçarët më pas i japin formë argjilës me ndihmën e një rrote qeramike që sillet. Pasi të arrihet forma e dëshiruar, balta do të lihet të thahet duke qenë ende mjaft e lakueshme për trajtim të mëtejshëm.

Poçarët e lashtë përdornin metoda të ndryshme për t'i zbukuruar enët e tyre prej balte, duke përfshirë teknika të tilla si gdhendja, pikturimi, prerja ose aplikimi i rrëshqitjes (një përzierje e lëngshme balte) për të shtuar ngjyrën dhe strukturën.
 

Pas procesit të tharjes fillestare, pjesët nxirren për t'u tharë e ngurtësuar përpara se të bëhen zbukurimet shtesë dhe t'i jepet dora përfundimtare. Megjithatë, me poçarët që shpesh djegin gomë dhe plastikë për të ngrohur furrat, ata tërheqin rregullisht inatin e vendasve, që u duhet të jetojnë me erën e rëndë .

Mohammad shpreson që bashkia talibane të caktojë zona të caktuara pune për poçarët si ai dhe djali i tij, në mënyrë që ata të mund ta vazhdojnë në biznesin familjar.

Megjithëse enët moderne të lira kanë zëvendësuar kryesisht ato tradicionale, shumë njerëz ende parapëlqejnë enët prej balte të punuara me dorë. Të tjerë i përdorin ato si pjesë dekorative në shtëpitë e tyre.

Poçarët e Afganistanit shpresojnë se trashëgimia e pasur kulturore e vendit të tyre do të vazhdojë të bartet nga një brez në tjetrin.

Një baba afgan dhe i biri i janë përkushtuar ruajtjes së trashëgimisë mijëvjeçare të qeramikës së punuar me dorë në Kandahar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)