Plagosja s’e ndal ëndrrën e afganes për të studiuar
Your browser doesn’t support HTML5
Një muaj pasi humbi njërin sy nga një sulm vetëvrasës me bombë në shkollën e saj, një nxënëse nga komuniteti hazara ka përfunduar mes kandidatëve më të mirë në provimet e vështira pranuese universitare në Afganistan. Rezultatet e publikuara gjatë fundjavës treguan se Fatima Amiri ka arritur 313 pikë nga gjithsej 360 të mundshme në “Kankor”, një konkurs i fortë, të cilit i janë nënshtruar mbi 100.000 nxënës këtë vit për të fituar një vend të lakmuar në universitet. Ata që arrijnë mbi 300 pikë hyjnë në kategorinë më të lartë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)