Fotografitë e javës
Avionët ushtarakë duke fluturuar mbi Tbilisi gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë në kryeqytetin gjeorgjian më 26 maj.
Policia ukrainase duke inspektuar pasojat e një sulmi ajror rus në qendër të Harkivit më 25 maj.
Një grua, e mbështetur te dritarja e trenit, lag kokën me ujë për t'u freskuar gjatë një dite të nxehtë në stacionin hekurudhor të Hyderabadit në Pakistan.
Gjaku shihet në një trolejbus pas një sulmi ajror rus në Harkiv, Ukrainë. Zyrtarët thanë se 10 persona u plagosën, dhe të paktën një është në gjendje të rëndë.
Një grua me një fëmijë viziton varrin e një të afërmi, një ushtari ukrainas, teksa ukrainasit shënuan Ditën e Heronjve, në mes të pushtimit rus të Ukrainës, në varrezat Lyçakiv në Lviv më 23 maj.
Një burrë mban një qen jashtë një kafeneje të shkatërruar që u godit nga një sulm ajror rus në qytetin verilindor të Ukrainës, Harkiv, më 22 maj.
Një entuziast i garave me pëllumba në Karaçi, Pakistan, ku çdo vit mbahen nga dy edicione të tilla.
Një grua prek një gur varri në varrezat përkujtimore në Srebrenicë, Bosnje e Hercegovinë. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 23 maj miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Trupat ukrainase duke patrulluar në një zonë të dëmtuar rëndë nga sulmet ajrore ruse në qytetin Orikhiv në rajonin e Zaporizhjas.
Fëmijët ukrainas duartrokasin për një grup që po luante gjatë festimeve të Ditës Vyshyvanka në kryeqytetin çek, Pragë.
Një grua në Teheran duke qarë për vdekjen e presidentit iranian, Ebrahim Raisi, dhe ministrit të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, në një aksident me helikopter.
Një burrë përqafon një portret të Raisit në një ceremoni mortore në Peshavar, Pakistan.
Punëtorët zhbllokojnë ujëmbledhësit në Prishtinë pas përmbytjeve nga ujërat atmosferike në kryeqytetin kosovar.
Një grua mban fëmijën e saj ndërsa një burrë i shpëton gjësendet nga përmbytjet jashtë shtëpisë së tyre në provincën Faryab të Afganistanit.
Fëmijët në Karaçi duke u freskuar ndërsa temperaturat po rriten në Pakistan. Departamenti Meteorologjik i Pakistanit (PMD) ka paralajmëruar për një valë të të nxehtit dhe temperaturat pritet të rriten gradualisht, me mundësi që në disa zona të kalojnë 50 gradë celsius gjatë ditëve në vijim.
Iranianët mbajnë fotot e presidentit Ebrahim Raisi gjatë një ceremonie mortore në xhaminë Mossallah në Teheran.
Një protestuese mban një pankartë kundër Raisit gjatë një proteste të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit kundër regjimit iranian përpara Ambasadës iraniane në Berlin.
Njerëzit duke shikuar Ekspozitën e Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore të Detit të Zi në Bukuresht, Rumani.