Fotografitë e Masud Hosainit
Një protestues afgan mban në dorë një kopje të një Kurani të djegur, në shenjë revolte për amerikanët që e dogjën një të tillë, në muajin shkurt 2012.
Njëmbëdhjetë vjeçarha Tarana Akbari pozon për fotografin, pas një interviste...
Një i moshuar afgan rri i ulur në shitoren e tij në Kabul.
Një i ri afgan hyn te një berber në Kabul.
Fotografi i AFP-së, Masoud Hosaini, i gëzohet lajmit që ka fituar çmimin Pulitzer.
Njëmbëdhjetë vjeçarja Akbari, "vajza me fustanin e gjelbër", në shtëpinë e saj në Kabul.
Gra dhe burra afganë ecin në rrugët e Kabulit...
Njerëzit mbledhen për ceremoninë e Vitit të ri pranë Sakhi Shrine në Kabul.
Një grua afgane, që ishte sjellë nga Irani në Afganistan, pret me të tjerët në zyrën e refugjatëve në qytetin Herat...
Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Atifa, e cila i vuri zjarr vetes, qan në shtratin e saj, në spitalin e Heratit...
Një helikopter i Ushtrisë Kombëtare afgane, fluturon sipër Sakhi Shrines në Kabul.
Liderët pashtunë, dëgjojnë presidentin Hamid Karzai teksa flet në një mbledhje në Kandahar.
Princi Çarls i Britanisë së Madhe, shikon nga dritarja e helikopterit, gjatë rrugës për në Lashkar Gah.
Fotografi që fitoi Çmimin Pulitzer. Në fotografi shihet Tarana Akbari, e mbijetuar pas një shpërthimi në Kabul.