Në kujtim të viktimave të gjenocidit...
Arkivolet me eshtrat e 50 viktimave të identifikuara së voni të gjenocidit në Srebrenicë janë renditur brenda një salle në Qendrën Përkujtimore Potoçari.
Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës mblodhën dhe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në qytetin lindor të Srebrenicës. Ka qenë kjo vrasja më e keqe masive në Evropë qe nga Lufta e Dytë Botërore.
Një grua lutet pranë arkivolit me eshtrat e një anëtari të familjes.
Pamje nga ajri e Qendrës Përkujtimore të Gjenocidit të Srebrenicës dhe e varreve të hapura në Potoçari.
Numa Jahiq (në mes) vajton pranë arkivolit me eshtrat e djalit të saj, i cili është në mesin e 50 viktimave të identifikuara së voni.
Edhe komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës gjatë kohës së luftës, Ratko Mlladiq, edhe ish-udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, janë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e OKB-së për Krime Lufte, për shkak të rolit të tyre në gjenocidin në Srebrenicë.
Bahta Aliq qan pranë arkivolit me eshtrat e burrit të saj.
Masakra është cilësuar si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, por zyrtarët serbë në Bosnje dhe ata në Serbi refuzojnë ta pranojnë këtë klasifikim.
Një grua lutet pranë monumentit me emrat e të vrarëve në gjenocidin e Srebrenicës, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari. Deri më tani janë identifikuar dhe varrosur 6,671 persona.