Përvjetori i 22-të i fushatës ajrore të NATO-s
Një aeroplan amerikan F-16 duke u ngritur nga baza e NATO-s, në Aviano të Italisë, për të sulmuar caqet e ushtrisë dhe policisë në Serbi, 24 mars 1999. Vincenzo Pinto/Reuters.
Një aeroplan amerikan F-15, i cili po kryente sulme mbi caqet ushtarake në Serbi, rimbushet me karburant mbi qiellin e Maqedonisë, që tashmë njihet si Maqedoni e Veriut. 26 mars 1999. Foto Reuters.
Nacionalistë rusë djegin flamurin amerikan jashtë konsullatës amerikane në Shën Petersburg në Rusi, 26 mars 1999. Alexander Demianchuk/Reuters.
Një raketë Tomahawk e lëshuar nga një aeroplanmbajtëse e ushtrisë amerikane në Detin Mesdhe, gjatë sulmeve të NATO-s mbi caqet e ushtrisë dhe policisë serbe, 26 mars 1999. Paul Hanna/Reuters
Një ushtar britanik duke kontrolluar raketat e një aeroplani Harrier GR7 në një bazë ushtarake në Itali, 27 mars 1999. Reuters.
Traktorë të mbushur me refugjatë shqiptarë duke kaluar në Shqipëri, të cilët janë larguar me dhunë nga shtëpitë e tyre nga policë dhe ushtarë serbë, 28 mars 1999. Arben Celi/Reuters.
Refugjatë shqiptarë nga Kosova, duke marrë bukë në Kukës pasi kanë ikur nga luftimet që po zhvilloheshin në vendbanimet e tyre, 30 mars 1999. Arben Celi/Reuters.
Një foto e NATO-s, e bërë nga ajri, paraqet një bazë policore afër Beogradit para dhe pas bombardimit, 7 prill1999. NATO/Reuters
Qindra refugjatë shqiptarë presin për të marrë ushqime në një kamp refugjatësh në afërsi të Shkupit, 8 prill 1999. David Silverman/Reuters.
Presidenti amerikan Bill Clinton duke përshëndetur një fëmijë nga Kosova, i cili ka ikur nga lufta dhe është strehuar në Gjermani, 6 maj 1999. Foto Reuters.
Helikopterë të ushtrisë britanike bëhen gati për të transportuar në Kosovë vetura të blinduara, pas ndaljes së bombardimeve nga NATO, 9 qershor 1999. Russell Boyce/Reuters.
Një shqiptar në Prishtinë, puth shenjën e NATO-s që është e vendosur në një makinë të blinduar të ushtrisë britanike, 13 qershor 1999. Oleg Popov/Reuters.
Ushtarë jugosllavë duke u larguar nga Aeroporti i Prishtinës, në një autobus pa dritare, 14 qershor 1999. Oleg Popov/Reuters.