Përplasje vdekjeprurëse e trenave në Greqi

Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur 36 persona.

 Sipas raportimeve, edhe të paktën 85 persona të tjerë janë plagosur.

Ekipet e shpëtimit shihen duke punuar gjatë natës në vendin e aksidentimit të dy trenave.

Aksidenti mes dy trenave ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës.

Një vinç, ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimtarët duke punuar në vendin e ngjarjes. 

Vagonët e shkatërruar shihen jashtë shinave pas përplasjes së trenave në Luginën e Tempit pranë Larisës, Greqi më 1 mars 2023. 

Treni me rreth 350 pasagjerë ka qenë duke udhëtuar nga Athina për në qytetin verior, Selanik.

Një mjek duke trajtuar një udhëtare.

Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt Larisa, kanë thënë se të paktën 25 persona kanë lëndime serioze. Shkaku i përplasjes nuk dihet ende.

Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë. Ekipet e shpëtimit kanë thënë se situata ka qenë tepër e rëndë. 

“Kemi dëgjuar një shpërthim të madh”, ka thënë një udhëtar Stergios Minenis, i cili ka arritur të dalë nga treni.

Së paku 36 persona kanë vdekur kur një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se edhe të paktën 85 persona tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)