Zhduken dy persona pas përplasjes së dy anijeve në Baltik

Fotografi ilustruese.

Dy anije mallrash janë përplasur më 13 dhjetor në Detin Baltik, në mes të ishullit danez, Bornholm dhe qytetit jugor suedez, Ystad derisa po vazhdon operacioni i shpëtimit në kërkim të së paku dy personave, njoftuan autoritetet suedeze e daneze.

Anija, Karin Hoej, e regjistruar në Danimarkë, është përmbysur. Në të ndodheshin dy persona në bord dhe të dytë janë zhdukur, njoftoi Qendra daneze për operacione të përbashkëta, (JOC).

Anija tjetër, e regjistruar në Britani, Scot Carrier, është funksionale dhe stafi i saj është i sigurt.

“Mund të konfirmoj që ka ndodhur një aksident, por nuk i di rrethanat”, tha Soren Hoj, drejtor i kompanisë, Rederiet Hoj, e cila ka në pronësi anijen, Karin Hoej.

Në anën tjetër zëdhënësi i Institutit meteorologjik danez, tha se në kohën kur anijet u përplasën pati mjegull. Aksidenti ndodhi rreth orës 3 në mëngjes.

Në aksionin e shpëtimit për të gjetur dy personat e zhdukur janë duke ndihmuar edhe anijet civile që ndodheshin në afërsi.