Imazhe apokaliptike nga Spanja dy javë pas përmbytjeve vdekjeprurëse

  • AP

Vero Almarche, 36 vjeçe, djathtas, përqafon fqinjën e saj Maria Munoz, 74-vjeçare, e cila ka lindur në shtëpinë ku janë fotografuar dhe që u shkatërrua nga përmbytjet në Masanasa, Valencia, Spanjë, 6 nëntor 2024.

Vullnetarët duke e pastruar nga balta shtëpinë e Vero Almarche që pësoi dëmtime të mëdha nga përmbytjet në Masanasa.

Dolores Merchan, 67 vjeçe, qan me lot teksa ndihmohet nga vullnetarë që pastrojnë baltën nga shtëpia e saj, ku ajo ka jetuar gjithë jetën me burrin dhe tre fëmijët e saj. Shtëpia e Doloresit është dëmtuar rëndë nga përmbytjet në Masanasa. 

Automjete të grumbulluara në rrugë pas përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia e dy jave më parë që la qindra të vdekur dhe të tjerë të zhdukur në Alfafar, rajoni i Valencias në Spanjë.

Një pamje e përgjithshme e një zone të prekur nga përmbytjet në Chiva.

Një burrë qëndron mbi një veturë mes grumbullit të automjeteve që i barti vala e  përmbytjeve në Valencia.

Vullnetarë dhe banorë duke pastruar baltën katër ditë pasi përmbytjet përlanë  gjithçka në rrugën e tyre në Paiporta, në periferi të Valencias.

Shërbimet e urgjencës duke i larguar makinat në një zonë të prekur nga përmbytjet në Catarroja, Spanjë.

Një burrë ecën brenda një zone ku janë të vendosura varrezat tashmë të dëmtuara nga përmbytjet, në periferi të Valencias.

Një pikturë e varur në mur pranë gjurmëve që ka lënë niveli i ujit ndërsa një banor largon baltën me lopatë në një shtëpi pas përmbytjeve në Paiporta, Valencia. Fotografia është bërë më 5 nëntor 2024.

Një zonë në Pajporta e mbuluar nga balta, fotografi e shkrepur më 2 nëntor. 

Njerëzit marrin produkte në një dyqan të dëmtuar nga përmbytjet, në Valencia.

Anëtarët e Gardës Civile spanjolle bartin trupin e një personi që vdiq gjatë përmbytjeve në Valencia.

Disa persona duke hequr baltë me kova nga një shtëpi e përmbytur, në Algemesi, Spanjë.

Një grup banorësh me fshesa dore shtyjnë para baltën nga një rrugë

Doreza të varura në grilat e një dritareje në një shtëpi në Masanasa ku po vazhdon procesi i pastrimit nga balta.

Anëtarët e Batalionit të V të njësisë së emergjencës ushtarake, UME, përdorin kajak për të kërkuar në zonë për trupat e zhdukur nga përmbytjet në periferi të Valencias, Spanjë.

Njerëzit që po pastronin marrin pjesë në një meshë në kishën San Jorge pas përmbytjeve në Paiporta.

Vullnetarët duke u kthyer pasi gjatë katër ditëve ndihmuan njerëzit në zonat e prekura nga përmbytjet e rrufeshme në qytetin Paiporta.

Tania përqafon kunatin e saj, Baruc, pasi shpëtoi disa nga gjërat nga shtëpia e tyre e përmbytur në Paiporta.

Pjesëtarë të Gardës Civile spanjolle duke kontrolluar për viktima në një veturë të përmbytur në Paiporta. 

Një çift, vullnetarë, ecin dorë për dore në një rrugë me baltë në Masanasan e përmbytur.