Pasojat nga përmbytjet në Slloveni

Pamje nga lart e zonës së përmbytur në vendbanimin Ravne na Koroshkem, Slloveni, rreth 60 kilometra në verilindje të Lubjanës në Slloveni, më 4 gusht.

Operacionet e pastrimit janë ende duke vazhduar në katastrofën më të madhe natyrore të vendit alpin, që la të vdekur tre persona.
 

Një person duke kaluar përgjatë pemëve të rrëzuara afër përmbytjeve në Medvode, në veriperëndim të Sllovenisë.

Kryeministri Robert Golob i përshkroi përmbytjet si katastrofën më të madhe natyrore në tri dekadat e fundit, kurse dëmet e përgjithshme tha se kapin e vlerën e mbi 500 milionë eurove.

Ndërtesat e vëzhgimit të personelit ushtarak janë përmbytur në Skofja Loka, një destinacion i famshëm turistik në Slloveninë veriperëndimore.

Sllovenia i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe aleancës ushtarake të NATO-s për ndihmë teknike për të riparuar dëmet pas përmbytjeve, njoftoi agjencia sllovene e lajmeve STA.

Një grua në qytetin e Kamnikut, Sllovenia veriore, duke ecur nëpër një rrugë të përmbytur nga uji.

Agjencia mjedisore e Sllovenisë, ARSO, paralajmëroi në nivelin më të lartë për motin në vend, pasi në 24 orë pati reshje sa për një muaj në pjesët veriore, veriperëndimore dhe qendrore të vendit.
 

Përmbytjet kanë dëmtuar rrugët, trenat, sistemet e ujërave të zeza dhe ura si kjo në fotografi në Medvode.

Ulëset në një park të përmbytur në Medvode.

Autoritetet kanë thënë se qasja në shumë fshatra në Slloveninë verilindore dhe qendrore është ndërprerë për shkak të përmbytjeve.

Një burrë duke hequr baltën nga dyqani i tij pas përmbytjeve në qytetin Medvode.

Një burrë duke mbajtur një peshk gjatë përmbytjeve në Medvode.

Një makinë e dëmtuar nga përmbytjet në Nazarje.

Pamje nga lart e një katastrofe të shkaktuar nga përmbytjet në qytetin verior në Prevalje.

Një urë me mbeturina e reflektuar në një pasqyrë në Prevalje.

Vazhdojnë operacionet e pastrimit në Slloveni pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe përmbytjeve të mëdha që shkaktuan dëme në vendin alpin. Të paktën gjashtë persona u vranë në fatkeqësinë më të rëndë natyrore të vendit që nga pavarësia më 1991, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Albina Kastrati)