Përfitimet e bizneseve kosovare nga largimi i UNMIK-ut në CEFTA

Your browser doesn’t support HTML5

Kosova tani do të përfaqësohet nga institucionet dhe zyrtarët e saj në Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), dhe jo nga përfaqësues të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Sytrime Dervisholli, ish-drejtore e Departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, tha për Radion Evropa e Lirë se nga ky ndryshim do përfitojnë kompanitë kosovare, pasi jo në pak raste, gjatë eksportit në territorin e Serbisë, nga autoritetet serbe janë detyruar të vendosin akronimin UNMIK/Kosovo në produktet tyre. Ajo madje tha se instalimi i paralajmëruar i pajisjeve të skanimit, në pikën kufitare në Merdare, do ndikojë në parandalimin e kontrabandës së mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës.