Të enjten në Bruksel është mbajtur një takim i jashtëzakonshëm i liderëve nga vendet anëtare të NATO-s, me qëllim të diskutimit të hapave të mëtejmë për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë në një konferencë për media, pas takimit, se pushtimi rus në Ukrainë përbën kërcënimin më të madh për sigurinë në gjenerata.
NATO ka thënë se aleanca është pajtuar për të forcuar krahun lindor, pas pushtimit rus në Ukrainë.
“Ne kemi aktivizuar planet e NATO-s për mbrojtje, kemi angazhuar elemente të Forcës së Reagimit të NATO-s dhe kemi vendosur 40,000 trupa në krahun tonë lindor”, është thënë në një deklaratë të përbashkët të aleancës.
Stoltenberg ka thënë më herët se do të ketë katër dislokime tjera në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.
Liderët e NATO-s kanë thënë se janë duke u siguruar në marrjen e masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e aleatëve "në të gjitha fushat dhe me një qasje 360 shkallë”.
SHIKONI EDHE: Stoltenberg: Nuk mund ta marrim paqen dhe sigurinë si të garantuar“Ne po rrisim qëndrueshmërinë e shoqërive tona dhe infrastrukturës sonë për të luftuar ndikimin e dëmshëm të Rusisë”, është thënë në deklaratë, duke përmendur edhe mbrojtjen kundër sulmeve kibernetike.
Liderët kanë lavdëruar popullin e Ukrainës, duke thënë se “ka inspiruar botën me rezistencën heroike ndaj luftës brutale të Rusisë”.
Në deklaratë i është bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin “që menjëherë të ndalë këtë luftë dhe të tërheqë forcat ushtarake nga Ukraina”.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka marrë pjesë në Samitin e NATO-s, dhe më vonë gjatë ditës do të marrë pjesë edhe në Samitin e Bashkimit Evropian dhe në një mbledhje të shtatë vendeve më të industrializuara (G7).
SHIKONI EDHE: Valë e re sanksionesh amerikane ndaj politikanëve dhe oligarkëve rusëZelensky: Ukraina po lufton në kushte të pabarabarta
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur të enjten në Samitin e NATO-s, përmes video-lidhjes.
Zelensky ka thënë se ka kërkuar ndihmë ajrore “për të mbrojtur qiellin tonë” nga fillimi i luftës, pasi Ukraina nuk ka pajisje të fuqishme për mbrojtje.
Ai ka thënë se Rusia është duke përdorur armë të shkatërrimit në masë dhe pasojat shihen qartë.
“Ne jemi në situatë jo të barabartë për një muaj”, ka thënë ai, duke bërë thirrje për mbështetje ushtarake pa kufizime, në mënyrë që të ruhet populli dhe qytetet ukrainase.
Ai ka thënë se Rusia është duke përdorur gjithë arsenalin e saj – duke shënjestruar qyteza, spitale dhe ura.
Deri më tani Ukraina nuk ka pranuar asnjë aeroplan, ka thënë Zelensky.
Ai ka thënë se ka kërkuar edhe tanke, mirëpo ende nuk është bërë e ditur përgjigja e vendeve të NATO-s.
“Ukraina nuk dëshiron të zhvillojë luftëra për vite e vite me radhë”, ka thënë ai.
“Ne vetëm duam të mbijetojmë, t'i ruajmë njerëzit tanë”.
Mirëpo, ai ka thënë se nuk e fajëson NATO-n, pasi raketat e tyre nuk janë duke shkatërruar qytetet.
Aleanca mund të ndihmojë për t'i shmangur vdekjet, duke i ofruar Ukrainës më shumë municion, ka thënë Zelensky.
Është çështje e jetës dhe vdekjes, ka thënë ndër tjerash ai.
Pak pas nisjes së takimit, Britania e Madhe ka njoftuar se ka sanksionuar 59 individë rusë dhe subjekte tjera, çka nënkupton ngrirje të aseteve të tyre dhe pamundësinë e hyrjes në Britani.
- Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.
Në mesin e kompanive të sanksionuara janë: Gazprombank, Alfa Bank dhe Sovcomflot.
SHIKONI EDHE: Mariupol: Katër arsyet se pse ky qytet ka kaq shumë rëndësi për RusinëNë një video-mesazh të publikuar më 23 mars, Zelensky u ka bërë thirrje demokracive botërore që të bashkohen kundër forcës “mizore” të Rusisë, duke akuzuar pushtuesit për mizori kundër civilëve, dhe ka paralajmëruar Perëndimin se liria duhet të ketë përparësi ndaj interesave ekonomike.
“Në këto tri samite ne do të shohim kush është mik, kush është partner dhe kush na ka tradhtuar për para. Jeta mund të mbrohet vetëm kur ka unitet”, ka thënë ai.
Trupave ruse u është ndalur hovi nga trupat ukrainase të pajisura me armë të Perëndimit, ndonëse është thënë se Rusia ka shtuar granatimet nga distanca duke mos kursyer as zonat civile.
Duke folur para nisjes së Samitit të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë “gabim të madh” me pushtimin e tij të paprovokuar të Ukrainës.
SHIKONI EDHE: Stoltenberg: Putin bëri “gabim të madh” me pushtim të UkrainësStoltenberg ka thënë se liderët do të diskutojnë “nevojën për riorganizim të parandalimit dhe mbrojtje në periudhë afatgjatë”.
NATO tashmë ka thënë se do të dyfishojë numrin e dislokimeve në Evropë, duke përmendur katër shtesë: në Rumani, Hungari, Sllovaki dhe Bullgari.
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se Rusia është duke bllokuar bisedimet për arritje të armëpushimit në Ukrainë dhe nuk po i trajton diskutimet me seriozitet, derisa të arrijë qëllimet e veta në pushtimin e paprovokuar.
Në një intervistë për transmetuesin spanjoll, TVE, më 24 mars, Borrell ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, synon të rrethojë gjirin e Detit të Zi, në mënyrë që ta izolojë Ukrainën nga qasja në ujëra.
“Tani Rusia nuk dëshiron të ulet dhe të negociojë diçka, ajo dëshiron ta pushtojë tokën”, ka thënë Borell në një intervistë për kanalin spanjoll.
“Dëshiron të negociojë vetëm kur të ketë siguruar pozicionin e fortë”, ka thënë Borell.
SHIKONI EDHE: Britania do t’ia dërgojë 6,000 raketa ushtrisë ukrainaseNjë zyrtar i lartë amerikan i Mbrojtjes, ka thënë më 23 mars se forcat tokësore të Moskës duket se janë në pozicione mbrojtëse, 15 deri në 20 kilometra jashtë Kievit, teksa bëjnë pak ose aspak përparim drejt qendrës së qytetit.
Vazhdojnë luftimet në Mariupol
Luftimet e ashpra kanë vazhduar në qytetin e rrethuar të Mariupolit dhe në afërsi të kryeqytetit ukrainas, Kiev, derisa Zelensky ka kritikuar Kombet e Bashkuara për dështim në parandalim të sulmit të paprovokuar nga ana e Moskës.
Lufta njëmujore ka detyruar gati katër milionë njerëz që të largohen nga shteti dhe dhjetëra mijëra të tjerë të bllokuar me pak furnizime me ushqim.
Kryqi i Kuq e ka konsideruar situatën si “apokaliptike”.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është duke u përgatitur për takim më 4 mars, për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe një draft-rezolutë të shkruar nga Kievi.
Your browser doesn’t support HTML5
Për dallim nga Këshilli i Sigurimit – ku Rusia, bashkë me vendet anëtare të përhershme, ka të drejtën e vetos – asnjë shtet nuk mund të bllokojë rezolutën e Asamblesë.
NATO-ja, Shtetet e Bashkuara dhe disa aleate perëndimore kanë thënë se nuk do të dërgojnë trupa ushtarake në Ukrainë, mirëpo kanë goditur Moskën me një varg sanksionesh.
Pavarësisht sanksioneve dhe presionit diplomatik, Kryqi i Kuq ka thënë se situata është duke u rënduar në disa pjesë të Ukrainës.
Mariupoli, i cili ka pasur popullsi prej 400,000 banorësh para luftës, ka regjistruar shumë shkatërrime dhe mijëra persona të vdekur.
Moska nuk i ka përditësuar të dhënat për viktimat prej 2 marsit, kur ka thënë se 498 ushtarë janë vrarë.
SHIKONI EDHE: Peskov: Rusia do të përdorte armë bërthamore vetëm në rast të një kërcënimi ekzistencialMegjithatë, një zyrtar i NATO-s i ka thënë agjencisë së lajmeve, Associated Press se numri i viktimave mund të jetë mes 7,000 deri në 14,000, ndonëse shifrat e dy palëve është e pamundshme të konfirmohen.
Në mesin e rezistencës së ashpër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore, mirëpo ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm nëse Rusia përballet me “kërcënim ekzistencial”.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, e ka quajtur retorikën e Moskës për përdorim potencial të armëve bërthamore, si “të rrezikshme”.