Çfarë dihet për pengjet e Hamasit?

Nëna e Maya Schem mban një fotografi të vajzës së saj që u rrëmbye në Rripin e Gazës, pas një infiltrimi vdekjeprurës nga persona të armatosur të Hamasit nga Gaza, në Tel Aviv, Izrael, 17 tetor 2023.

Reuters

Persona të armatosur nga grupi palestinez, Hamas, morën të paktën 200 pengje dhe vranë rreth 1.400 njerëz gjatë një bastisjeje të 7 tetorit të kryer nga Rripi i Gazës mbi komunitetet dhe bazat ushtarake në jug të Izraelit.

Më 20 tetor, Hamasi ka thënë se i ka liruar dy pengje amerikane, një nënë me vajzën e saj.

SHIKONI EDHE: Hamasi liron dy pengje amerikane

Izraeli është kundërpërgjigjur pas sulmeve, duke goditur Gazën me sulme ajrore, që vranë mijëra njerëz dhe ka thënë se do të veprojë për t’i liruar pengjet ndërkohë që do ta zhdukë Hamasin.

Izraeli ka grumbulluar tanke dhe trupa pranë perimetrit të enklavës dhe u ka bërë thirrje palestinezëve që ta evakuojnë veriun e Gazës përpara një pushtimi të pritshëm tokësor. Hamasi ka sugjeruar se pengjet mund të shkëmbehen me rreth 6.000 palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.

Në vitin 2011, Izraeli u kritikua nga disa qytetarë të tij për shkëmbimin e 1.027 të burgosurve palestinezë për të fituar lirimin e një ushtari izraelit.
Izraeli ka thënë se bllokada e enklavës nuk do të ketë fund pa lirinë e pengjeve izraelite.

Vendkalimi Rafah midis Egjiptit dhe Gazës pritet të hapet së shpejti për dërgimin e sasive të kufizuara të ndihmave.

Sa pengje janë?

Rreth 200 persona, duke përfshirë 30 adoleshentë dhe fëmijë të vegjël dhe 20 persona mbi moshën 60 vjeç, po mbahen peng në Gaza, tha transmetuesi publik izraelit, Kan, më 19 tetor, duke cituar burime ushtarake.

Hamasi thotë se ka 200 pengje dhe se 50 të tjerë mbahen nga grupe të tjera të armatosura në enklavë. Sipas Hamasit, më shumë se 20 pengje janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

SHIKONI EDHE: Izraeli thotë se afër 200 pengje po mbahen në Gazë

Ku janë pengjet?

Izraeli thotë se pengjet u dërguan në Gaza, por vendndodhja e tyre e saktë brenda enklavës nuk dihet, duke e bërë shpëtimin e tyre më të komplikuar. Zyrtarët kanë thënë se shumë prej pengjeve ka mundësi që mbahen në kufirin e tuneleve nën Gaza që trupat izraelite i quajnë "Metrotë e Gazës".

Hamasi publikoi të hënën një video të Mia Schem, një gruaje 21-vjeçare franko-izraelite e kapur në një festë kërcimi. Në video, ajo shfaqet duke u trajtuar nga një lëndim në krah nga një punonjës i paidentifikuar mjekësor.

Çfarë kombësie janë pengjet?

Mes pengjeve ka njerëz nga dhjetëra vende, ndërsa shumë prej tyre kanë edhe nënshtetësi izraelite.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha të martën se njëzet ose më shumë amerikanë janë të zhdukur, duke shtuar se ai nuk mund të thoshte se sa prej tyre mbaheshin peng. Senatori republikan, Jim Risch, u tha gazetarëve të martën se 10 nga pengjet ishin amerikanë.

Tajlanda e rishikoi në 17 numrin e shtetasve të saj të mbajtur në burg. Tetë gjermanë janë mes pengjeve, rreth gjysma e të cilëve u kapën në Kibuc, sipas mediave lokale.
Presidenti argjentinas, Alberto Fernandez, tha në një video-telefonatë me familjet se 16 nga bashkatdhetarët e tij po mbaheshin në burg.

Të paktën nëntë shtetas britanikë janë vrarë dhe shtatë janë të zhdukur, tha zëdhënësi i kryeministrit Rishi Sunak. Gjatë një udhëtimi në Izrael të enjten, Sunak u takua me familjet e dy prej të zhdukurve që besohet se janë marrë peng dhe janë mbajtur në Gaza.

Franca nuk ka thënë saktësisht se sa nga qytetarët e saj mbahen në Gaza, megjithëse janë shtatë të pagjetur pas sulmeve, nga të cilët disa mbahen peng.
Ofir Engel, një shtetas holandez 18-vjeçar, u rrëmbye nga Kibbutz Be'eri dhe u dërgua në Gaza, sipas qeverisë holandeze.

Portugalia tha se supozon se katër portugez-izraelitë që janë zhdukur janë marrë peng. Izraelito-kiliania Dafna Garcovich u mor peng me bashkëshortin e saj spanjoll Ivan Illaramendi, tha babai i saj. Italia thotë se dy shtetas me shtetësi të dyfishtë italo-izraelitë janë të zhdukur, që supozohet se janë rrëmbyer.

Krahu i armatosur i Hamasit tha më 16 tetor se jo-izraelitët e rrëmbyer ishin "mysafirë", të cilët do të liroheshin "kur rrethanat në terren ta lejojnë".

Çfarë po bëjnë qeveritë?

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka emëruar një gjeneral në pension, Gal Hirsch, si koordinatore të Izraelit për pengjet dhe personat e zhdukur.

Ndërmjetësuesit e Katarit kanë thënë se janë përpjekur të negociojnë lirinë për gratë dhe fëmijët izraelitë të kapur nga Hamasi në këmbim të lirimit të 36 grave dhe fëmijëve palestinezë nga burgjet e Izraelit, i tha Reuters-it një burim i informuar mbi bisedimet. Deri më tani, nuk ka asnjë indikacion që një marrëveshje mund të jetë në dispozicion.

Your browser doesn’t support HTML5

"Nga parajsa në ferr": Të mbijetuarit përshkruajnë sulmin në festivalin izraelit

Turqia po bisedon, gjithashtu, me Hamasin për të siguruar lirimin e të huajve, civilëve dhe fëmijëve, tha të martën ministri i Jashtëm, Hakan Fidan. Ai i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Andalou se vendet, duke përfshirë SHBA-në dhe Gjermaninë kanë kërkuar ndihmë nga Turqia për të fituar lirimin e qytetarëve të tyre.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se administrata e tij po punon për të gjetur pengjet amerikane të mbajtur nga Hamasi. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një ekip të vogël të forcave të operacioneve speciale në Izrael për të ndihmuar me inteligjencën dhe planifikimin për çdo operacion eventual për të shpëtuar pengjet.

Sunak i Britanisë tha se qeveria e tij po bisedon me partnerët në rajon për të ndihmuar në kthimin e sigurt të pengjeve.

Fernandez i Argjentinës tha se qeveria e tij po bisedonte me forcat e inteligjencës izraelite për t’i gjetur pengjet argjentinase.

Gjermania ka hapur një hetim ndaj anëtarëve të Hamasit për vrasje të dyshuar, vrasje dhe pengmarrje. Sipas ligjit gjerman, prokurorët janë të detyruar të hetojnë krimet e dyshuara jashtë vendit nëse përfshijnë shtetas gjermanë.

Çfarë kanë thënë familjet e pengjeve?

Qytetarët amerikanë në Tel Aviv i kërkuan Bidenit të përdorë të gjitha burimet për të gjetur dhe shpëtuar të afërmit e tyre të rrëmbyer.

Qindra demonstrues u mblodhën në Times Square të Nju Jorkut më 19 tetor për të kërkuar lirimin e pengjeve, duke mbajtur tabela që tregonin fytyrat e njerëzve që besohet se mbaheshin, përfshirë foshnja dhe të moshuar.

Familjet e qytetarëve të zhdukur franko-izraelitë i kërkuan presidentit francez, Emmanuel Macron, të ndihmojë në gjetjen e të afërmve të tyre të zhdukur.

Familjet e pengjeve gjermane thanë se do të mbajnë një tubim në Berlin më 22 tetor për të kërkuar lirimin e të afërmve të tyre pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Tel Aviv.