Dubai nis pastrimin pas përmbytjeve nga reshjet e shiut
Një burrë duke ecur drejt makinave të bllokuara në ujërat e përmbytjeve të shkaktuara nga shiu i dendur në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, 17 prill 2024.
Punonjësit e ekipeve emergjente filluan të pastronin rrugët pasi një stuhi e rrallë shkaktoi përmbytje në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Automjetet e bllokuara në një autostradë të përmbytur.
Rruga kryesore që lidh Dubain me Abu Dhabin u mbyll në drejtimin e Abu Dhabit.
Një djalë me biçikletë kalon përmes ujërave nga përmbytjet.
Në Dubai, disa automjete, përfshirë edhe autobusët, u zhytën pothuajse tërësisht në ujë.
Autoritetet thanë se një autostradë përmes Dubait u reduktua në një korsi të vetme në një drejtim.
Njerëzit duke shtyrë një autobus në një rrugë të përmbytur nga uji pas reshjeve në Dubai.
Banorët e një ndërtese qëndrojnë para hyrjes, shkallët e së cilës janë pothuajse të mbuluara nga uji si pasojë e përmbytjeve, në Dubai.
Njerëzit ecin nëpër një barrierë rrugore ndërsa hapësira përreth është mbuluar nga uji i përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura në Dubai.
Një tjetër pamje e Dubait me rrugë të përmbytura...
Autoritetet u kanë bërë thirrje punonjësve të qeverisë dhe studentëve që të qëndrojnë në shtëpi derisa rrugët e përmbytura të pastrohen.
Stuhia, e cila goditi Omanin fqinj të dielën, kaloi në Emiratet e Bashkuara Arabe të martën, duke përmbytur rrugët dhe duke shkaktuar bllokime për orë të tëra, si apsojë e vërshimeve.
Deri tash një person është raportuar për një person të vdekur në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 20 të tjerë në Oman.
Një veturë duke ecur në një rrugë të përmbytur.
Ekipet përdorën kamionë zjarrfikësish për të pompuar ujin nga rrugët e përmbytura.