Pasojat e përgjakshme të sulmit rus me raketa në një lagje të Harkivit

Një familje duke ikur nga një shpërthim pas një sulmi me raketa ruse në një lagje banimi në Pervomayskiy, në Harkiv të Ukrainës, më 4 korrik.

Zyrtarët ukrainas thanë se të paktën 40 persona, përfshirë 12 fëmijë, u plagosën në sulm.

Një burrë mban një fëmijë të plagosur pas sulmit me raketa.

Reuters raportoi se më i vogli i plagosur ishte një fëmijë 3 muajsh. Gjendja e fëmijës nuk dihet ende.

Banorët vendas reagojnë në vendngjarje ndërsa makinat digjen aty pranë.

Një vajzë e re ngushëllohet nga një grua teksa të tjerët ndihmojnë një tjetër grua të moshuar  pas sulmeve ruse.

Guvernatori rajonal, Oleh Synehubov, tha se një raketë ruse Iskander u përplas në një zonë të banuar në Pervomajskiy.

Një grua e plagosur duke zbritur me nxitim shkallëve.

Banorët e plagosur largohen nga banesat e tyre.

Një djalë i ri i plagosur duke larguar një fëmijë të vogël nga një ndërtesë banimi.

Një ushtarak duke folur me një vajzë të vogël të frikësuar në vendngjarje.

 

Zjarrfikësit gjatë operacionit për fikjen e zjarrit. 

Një burrë duke pastruar banesën e tij të dëmtuar nga sulmet ruse.

Moska ka mohuar se ka shënjestruar qëllimisht civilët, por sulmet e saj me raketa dhe dronë kanë goditur vazhdimisht zonat e banuara në qytete në të gjithë Ukrainën.

Zyrtarët ukrainas thanë se së paku 40 persona, përfshirë 12 fëmijë, u plagosën në një sulm raketor rus më 4 korrik në qytetin Pervomajski në rajonin verilindor të Harkivit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)