Mes rrënojave, ukrainasit festojnë Pashkët
Një besimtare ndez një qiri gjatë një ceremonie në Katedralen Volodymyrsky në Kiev.
Ushtarë ukrainas ndezin qirinj pas një shërbimi për forcat e armatosura ukrainase në Katedralen e Shën Michaelit në Kiev.
Prifti ortodoks, Serhiy, qëndron brenda një kishe të rrënuar në fshatin Lukashivka, rajoni i Çernihivit.
Mitropoliti Epiphanius I, kreu i Kishës Ortodokse të Ukrainës, spërkat me ujë të shenjtë ushtarët ukrainas në Katedralen e Shën Michaelit në Kiev.
Prifti Serhiy spërkat me ujë të shenjtë besimtarët gjatë një shërbese për Pashkët ortodokse, përpara një kishe të rrënuar në fshatin Lukashivka.
Besimtarët e mbledhur për të festuar Pashkët ortodokse në fshatin Lukashivka.
Serhiy Nayev (djathtas), komandant i forcave të përbashkëta të ushtrisë së Ukrainës, feston Pashkët Ortodokse me ushtarë, në një postbllok afër kufirit me Bjellorusinë.
Një ushtar ukrainas mban në duar një qiri të ndezur dhe një tortë tradicionale të Pashkëve.
Prifti Dionisiy mban një shërbim për ushtarët dhe civilët në rrugët e Druzhkivkës.
Një ushtar shikon nga një llogore, pas një shërbese për Pashkët ortodokse për ushtarët ukrainas në postbllokun e tyre në rajonin e Harkivit.
Komandanti Nayev godet vezët e Pashkëve me një ushtar ukrainas.
Një grua kaloi mëngjesin e Pashkëve duke mbledhur ikona ortodokse nga një kishë e shkatërruar në fshatin Komishuvaka, rajoni i Zaporizhjës.
Një vajzë shikon nga dera e Katedrales Volodymyrsky, gjatë një shërbimi për Pashkët ortodokse në Kiev.
Një prift ortodoks spërkat me ujë të shenjtë ushtarët gjatë një shërbimi në Kiev.
Fshatarët ndjekin një shërbim për Pashkët në rrugët e Druzhkivkës.
Një pamje nga ajri e kishës së Serhiyt në Lukashivka.