Besimtarët katolikë festojnë Pashkët
Një vajzë duke u lutur gjatë meshës për Pashkët të mbajtur në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë më 31 mars 2024.
Papa Françesku përshëndet besimtarët katolikë të mbledhur në sheshin e Vatikanit më 31 mars 2024.
Besimtarët e krishterë dhe kleri mblidhen rreth vendit ku besohet se u vendos trupi i Krishtit, pasi u hoq nga kryqi dhe trupi i tij u përgatit për varrim, në Kishën e Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. 31 mars 2024.
Garda zvicerane e rreshtuar në sheshin e Shën Pjetrit para nisjes së meshës së Pashkëve në Vatikan më 31 mars 2024.
Besimtarët katolikë këndojnë këngë kishtare në një kishë në Pekin më 30 mars, në vigjilje të Pashkëve.
Besimtarët katolikë gjatë lutjeve në një kishë në Katuvapitija në Shri Lankë më 31 mars 2024.
Pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan gjatë festimeve të Javës së Shenjtë. 31 mars 2024.
Klerikët rrotullohen rreth vendit ku supozohet se është varrosur Krishti në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem. 31 mars 2024.
Një vajzë e veshur me krah të engjëjve gjatë festimeve tradicionale të Pashkëve në një kishë në Manila të Filipineve.
Mesha e Pashkëve në një kishë katolike në Pekin më 30 mars 2024.
Besimtare katolike duke marrë pjesë në meshën e mesnatës së Pashkëve të mbajtur në një kishë në Karaçi të Pakistanit.
Besimtarët mbajnë në duar qirinj teksa marrin pjesë në meshën e vigjiljes së Pashkëve në një kishë në Nairobi të Kenias.
Një kryq i vendosur afër një statuje të Shën Mërisë në një kishë në Karakosh të Irakut.
Papa Françesku përshëndet besimtarët pasi largohet nga vigjilja e Pashkëve në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan më 30 mars 2024.
Kalorësit sorbian të veshur me rroba tradicionale gjatë një rituali fetar kur besimtarët kalërojnë dhe këndojnë për ringjalljen e Krishtit. Sorbët janë një minoritet sllav që jeton në lindje të Gjermanisë, pranë kufirit me Poloninë.
Një murgeshë lutet gjatë të meshës për Pashkët në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.