Çfarë zgjidhjesh për rrymën po premtojnë partitë në fushatë?
Your browser doesn’t support HTML5
Partitë politike po premtojnë zgjidhje të ndryshme në fushatë zgjedhore për furnizim të pandërprerë me rrymë. Prodhimi i energjisë elektrike përmes gazit është mënyra që e promovojnë shumica e kandidatëve për kryeministër, por nuk mungon as premtimi për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr. Disa nga zgjidhjet që po propozojnë liderët partiakë konsiderohen të shtrenjta dhe që bien ndesh me politikat klimatike të BE-së. Në këtë video analizojmë projektet që partitë po premtojnë si zgjidhje për furnizim të rregullt me energji elektrike.