Partia e Pavarur Liberale proteston në Merdare

Your browser doesn’t support HTML5

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq, me një grup bashkëpunëtorësh, në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ka kaluar në këmbë kufirin Kosovë-Serb, në shenjë proteste ndaj ndalimit nga organet e sigurisë së Serbisë, të anëtarëve të partisë së tij, të cilët janë pjesë të institucioneve të Kosovës. Siç ka thënë Petroviq, tash e disa muaj me radhë, strukturat e sigurisë së Serbisë janë duke ushtruar torturë, duke i ndaluar në vendkalimet kufitare dhe duke i mbajtur për disa orë rresht anëtarët e Partisë së Pavarur Liberale, që janë pjesë e institucioneve qendrore të Kosovës dhe të cilët kanë udhëtuar për në Serbi, për vizita private, familjare dhe për vizita shëndetësore.