Parku në Bosnje i frymëzuar nga piktura e Van Goghut
Një pamje nga lart e parkut natyror të frymëzuar nga piktura e Vincent van Goghut "Nata me yje" pranë Visokos, Bosnjë e Hercegovinë, më 17 shtator.
“Unë isha ulur këtu, duke parë kodrën pas meje dhe një traktor kaloi nëpër livadhin që ishte këtu në atë moment, duke lënë pas gjurmë në formë spirale. Diçka sapo klikoi në kokën time dhe nuk kisha më asnjë dyshim se çfarë do të bëja në lidhje me hortikulturën dhe arkitekturën e peizazhit (në park)", tha Halim Zulic.
Fushat e mbjella me livandë, shkurre dhe liqene ndërthuren për të formuar një rrjet shtigjesh që ngjasojnë me tablonë e famshme, të cilën artisti i trazuar postimpresionist holandez pikturoi më 1889 derisa ishte në një azil në Francë.
Zulic bleu 700.000 metra katrorë livadhe dhe kodra jo shumë larg nga vendlindja e tij Visoko, afër Sarajevës, me idenë për ta kthyer atë në një park natyror ku ai dhe të tjerët si ai, mund të shkojnë për pak paqe dhe vetmi. Ai, gjithashtu, vendosi të përdorë një pjesë nga kjo tokë për rikrijimin e pikturës ikonike të Van Goghut.
“Zhvillimi i këtij projekti më mësoi se çfarë do të thotë të kesh fokus në jetë, gjë që më ndihmoi të kuptoj veprat e shumë artistëve, përfshirë Van Goghun. Gjithashtu, më mësoi se cili është çmimi i të qenët i fokusuar në diçka për shumë e shumë vite”, tha Zulic.
Projekti unik, i cili filloi pesë vjet më parë, është pothuajse i përfunduar dhe mbulon rreth 100.000 metra katrorë tokë.
Një pamje me fokus më të gjerë e parkut "Nata me yje", që gjendet në Bosnje.
Vepra artistike "Nata me yje", e pikturuar nga Vincent van Gogh më 1889. Van Gogh lindi më 1853 dhe vdiq më 1890.