Mijëra persona morën pjesë në Paradën e Krenarisë në Budapest të shtunën, për të protestuar kundër përpjekjeve të qeverisë së kryeministrit Viktor Orban, për të margjinalizuar komunitetin LGBTQ, përmes miratimit të një ligji kundër këtij komuniteti. Këto përpjekje të autoriteteve hungareze janë dënuar nga Brukseli zyrtar dhe mund të ndikojnë edhe në ndihmën evropiane, pas pandemisë, shkruajnë mediat botërore.
Parada e Krenarisë më e madhja në histori
Të vendosur, shumëngjyrësh dhe krenarë, mijëra hungarezë marshuan në rrugët e Budapestit, të shtunën, më 24 korrik në mbështetje të komunitetit të rrezikuar LGBTQ dhe për të protestuar politikat e ekstremit të djathtë të kryeministrit, Viktor Orban, shkruan The New York Times.
Organizatorët thanë se Parada e Krenarisë këtë vit në Hungari – më e madhja në historinë 26-vjeçare – ishte një protestë kundër një ligji të miratuar së fundmi, ku homoseksualiteti barazohet me pedofilinë dhe vendosen kufizime të ashpra në edukimin seksual, përfshirë edhe ndalimin e mësimit për stilin e jetesës së këtij komuniteti te personat e mitur.
Ligji kundërthënës që ndalon materialet për të miturit, që konsiderohet se promovojnë homoseksualitetin apo ndryshimin e gjinisë, në Hungari ka hyrë në fuqi më 7 korrik. Ligji ndalon “shfaqjen ose promovimin” e homoseksualitetit ose ndryshimit të gjinisë në emisione televizive, filma dhe programet e edukimit seksual për fëmijët në shkolla.
SHIKONI EDHE: Hyn në fuqi ligji “anti-LGBT” në Hungari, BE e kritikonShumë pjesëmarrës në paradën në Budapest thanë se ligji ishte një simptomë alarmuese e autoritarizmit në rritje në këtë shtet të Evropës qendrore, veçanërisht pasi Orban në dhjetë vjetët e fundit, sa është në pushtet, ka sjellë ligje të bazuara në interpretimin e tij të vlerave të krishtera dhe tradicionale të familjes, njëkohësisht duke promovuar pamjen e një shoqërie që dallohet nga liberalizmi progresiv perëndimor.
Analistët besoj se megjithëse Orban është konservator, ligji duket se ka për synim që të largojë vëmendjen nga kushtet e rënda shëndetësore dhe ekonomike teksa shteti përballet me pandemisë COVID-19 dhe përpjekjeve për të prishur unitetin e opozitës, që u bashkua, me qëllim që ta mposhtë Orbanin në zgjedhjet e ardhshme.
Të tjerët thonë se ligji, që është shkruar në mënyrë të paqartë, është një përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga skandalet e fundit të korrupsionit, për të cilat Hungaria është përplasur vazhdimisht me Bashkimin Evropian (BE), e cila e ka kërcënuar se mund të ndalë ndihmën prej 7 miliardë euro për rimëkëmbje pas pandemisë.
Mbështetje ndërkombëtare
Anëtarët e Parlamentit Evropian u bashkuan në Paradën e Krenarisë në Budapest, ku mijëra njerëz kundërshtuan Orbanin, ndërsa vallëzuan dhe marshuan nën ngjyrat e ylberit, shkroi Politico.
Organizatorët vlerësuan se rreth 30.000 persona morën pjesë në Paradën e Krenarisë, përfshirë shumë adoleshentë që thanë se po merrnin pjesë për herë të parë në një ngjarje të tillë për të protestuar kundër ligjit. Sipas Politico, ky ligj kundërthënës ndezi alarmin brenda komunitetit LGBTQ në Hungari dhe bëri që Komisioni Evropian zyrtarisht të nisë veprime ligjore kundër Hungarisë.
Eurodeputetët që morën pjesë në paradën e së shtunës këmbëngulën se kjo ngjarje ishte në kuadër të angazhimit të BE-së për të drejtat themelore të njeriut.
“Bashkimi Evropian nuk është vetëm një bashkim ekonomik”, tha deputeti gjerman, Terry Reintke, i cili theksoi se BE-ja bazohet në të gjitha vlerat, ku përfshihen “të drejtat themelore të të gjithë qytetarëve, jo vetëm të burrave të bardhë heteroseksualë”.
SHIKONI EDHE: KE nis procedura kundër Hungarisë e Polonisë për diskriminim të LGBT-sëMbështetja më e madhe ndërkombëtare për komunitetin LGBTQ në Hungari erdhi nga rreth 30 shtete – përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Mbretëria e Bashkuar dhe 19 shtete të BE-së – ambasadat e të cilave lëshuan një deklaratë të përbashkët mbështetjeje. Këto shtete shprehën shqetësimin e tyre për “ngjarjet e fundit që kërcënojnë parimin e mosdiskriminimit bazuar në orientimin seksual ose identitetin gjinor”.
Orbani, më 21 korrik, bëri thirrje për një referendum mbi të drejtat e minoriteteve seksuale, tha Politco. Ata cituan një video-mesazh të Orbanit, që ai e postoi në Facebook dhe ku tha se votimi në referendum ishte i nevojshëm sepse “Brukseli padyshim gjatë javëve të fundit ka sulmuar Hungarinë” për shkak të kufizimeve sa i përket homoseksualitetit.
“Kur presioni mbi vendin tonë është aq i madh, vetëm vullneti i përbashkët i njerëzve mund ta mbrojë Hungarinë”, tha Orban.
Pesë pyetjet e referendumit të Orbanit
Duke njoftuar për një referendum për ligjin që kufizon mësimet në shkolla për homoseksualitetin dhe çështjet transgjinore, kryeministri hungarez, Orban nuk ka dhënë një datë për mbajtjen e referendumit, por tha se ai do të përmbajë pesë pyetje, ka raportuar Reuters.
Hungarezët do të pyeten nëse mbështesin mbajtjen e punëtorive në shkolla për orientimin seksual pa pëlqimin e prindërve dhe nëse ata besojnë se procedurat e ndërrimit të gjinisë duhet të promovohet te fëmijët, tha Orban.
SHIKONI EDHE: Merkel e quan "të gabuar" ligjin hungarez për LGBTQAta gjithashtu do të pyeten nëse fëmijëve duhet t’u tregohet përmbajtje pa kufizime, që mund të ndikojë në orientimin seksual.
Teksa Orban zbuloi planet e tij, kryetari i Budapestit Gergely Karacsony – i cili po garon me kandidatët e tjerë të opozitës për ta mposhtur Orbanin në zgjedhjet e vitit të ardhshëm – njoftoi se planifikohet që deri në prill të mbahet një referendum mbi politikat kryesore të qeverisë.
Këtu përfshihen planet për të ndërtuar një universitet kinez në Budapest dhe dhënia me koncesion për 35 vjet për menaxhimin e autostradave dhe rrugëve publike prej rreth 2 mijë kilometrash, raportoi Reuters, duke shtuar se Orban – që është në pushtet prej vitit 2010 – suksesin e tij në zgjedhje e ka arritur kryesisht për shkak të politikave kundër migracionit, por kjo më nuk është temë, pasi kryetemë në këtë shtet janë çështjet gjinore dhe të orientimit seksual.
Shpërqendrimi i vëmendjes nga temat e brendshme
Shumë pjesëtarë të komunitetit LGBTQ në Hungari besojnë se ligji i miratuar në korrik kundër promovimit te fëmijët të mënyrës së jetesës së këtij komuniteti dhe për ndryshimin e gjinisë, si dhe njoftimi i Orbanit për mbajtjen e një referendumi, janë vetëm shpërqendrim i vëmendjes nga problemet e brendshme, ka shkruar Euronews.
SHIKONI EDHE: Hungaria - “portë hyrëse” e Kinës në EvropëNë kohën kur ligji – që zyrtarisht njihet si Akti i mbrojtjes së fëmijëve – pritej të miratohej, partia Fidesz e Orbanit po përballej me një skandal që lidhej me dhurimin e tokës shtetërore për ndërtimin e universiteti të Kinës në Budapest. Po ashtu, njoftimi për referendumin erdhi dy ditë pasi Hungaria u akuzua se ka përdorur softuerin e spiunimit Pegasus, për të monitoruar disidentët dhe gazetarët.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Grupi avokues ‘ILGA Europe”, që promovon në mbarë kontinentin evropian interesat e komunitetit LGBTQ, mirëpriti njoftimin e BE-së për nisjen e procedurave ligjore kundër Hungarisë, duke e cilësuar këtë vendim si “mesazh të qartë për të gjitha vendet anëtare se anëtarësimi (në BE) i detyron ato që të respektojnë parimet themelore të bllokut evropian”.
Drejtoresha e këtij grupi, Katrin Hugendubel, tha për Euronews se në këtë rast nuk ishin në pyetje vetëm rregullat e BE-së, por edhe ligji ndërkombëtar, veçanërisht pasi ky ligj ishte paraqitur si një ligj në mbrojtje të fëmijëve.
“Një edukim i paanshëm, i pastigmatizuar i informacionit në lidhje me orientimin dhe identitetin seksual, janë aspekt i zhvillimit dhe pjesë e një agjende për të drejtat e fëmijëve. Është e rëndësishme për fëmijët që të kenë një imazh të tyre në shoqëri nëse ata e kuptojnë se i përkasin komunitetit LGBTI”, tha ajo.
Kufizimi i lirive të fituara me mund
Vetëm në shtatë vjetët e fundit, Hungaria ka marrë ndihmë nga BE-ja në vlerë prej 25 miliardë eurosh, thekson Bloomberg, duke shtuar se gjatë gjithë kësaj kohe, kryeministri hungarez, Viktor Orban, haptazi ka sfiduar vlerat evropiane, madje edhe më ashpër gjatë pandemisë.
Orban ka forcuar kontrollin mbi mediat, gjyqësorin dhe arsimin, gjë që ka prodhuar dënime, por pak veprim nga kryeqytetet evropiane, thekson Bloomberg, duke shtuar se javën e kaluar Hungaria u identifikua si shteti i vetëm evropian që ka përdorur softuerin Pegasus për të spiunuar kritikët e qeverisë.
Kur fitoi mandatin e parë më 1998, Orban kishte insistuar në integrime evropiane. Gjashtë vjet më vonë, Hungaria u bë pjesë e BE-së, së bashku me shtatë shtete të tjera ish-komuniste. Me kalimin e kohës, siç raporton Bloomberg, Oran kufizoi liritë që u fituan me shumë mund pas rënies së Perdes së Hekurt.
SHIKONI EDHE: Orban futet në listën e “armiqve të lirisë së shtypit”Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit i dha një mundësi Orbanit që të veprojë pa dhënë llogari, pasi përmes një dekreti shpalli gjendje të jashtëzakonshme. Ligji për komunitetin LGBTQ u miratua në kohën e masave të para të mbylljes.
Megjithatë, vendimet e Qeverisë hungareze për të drejtat e homoseksualëve kanë çuar në përplasje mes Brukselit dhe një shteti anëtar, që gjë nuk ndodh shumë shpesh. Brukseli zyrtar ka kërcënuar me veprime për ligjin anti-LGBTQ ku mund të përfshihen shkurtime të ndihmës financiare, në vlerë miliardësh, për rimëkëmbjen e Budapestit pas pandemisë.
Në të njëjtën kohë, siç raporton Bloomberg, BE-ja është më e popullarizuar në Hungari se kurrë më parë dhe humbja e anëtarësisë dhe lirisë për të udhëtuar dhe punuar brenda kufijve të saj do të ishte e paimagjinueshme për shumë hungarezë.