Gjashtë personave të arrestuar nën dyshimin se në muajin qershor kishin kryer tri vepra, ndër to atë të trafikimit të 11-vjeçares në Prishtinë, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Vepra për trafikim dyshohet të ketë ndodhur në qershor. Kjo është vepër e ndarë nga dyshimi për dhunim që ka ndodhur në gusht.
Gjashtë të arrestuarit më 2 shtator, të gjithë të moshës madhore, dyshohen për tri vepra penale në qershor, në periudhën kur e mitura, sipas policisë dhe prokurorisë, ishte raportuar si person i zhdukur.
“Trafikimi me njerëz”, “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi” janë veprat për të cilat ata dyshohen.
SHIKONI EDHE: Arrestohen edhe gjashtë persona të dyshuar për trafikimin e 11-vjeçares11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar edhe nga pesë persona më 27 gusht.
Për pesë të dyshuarit për dhunim, Autoritetet në Kosovë kanë caktuar masën e paraburgimit prej nga një muaji për secilin.
SHIKONI EDHE:
A është zgjidhje regjistri publik i dhunuesve?Shoqëria civile dhe shumë qytetarë kanë shprehur mllef lidhur me këtë rast dhe më 30 e 31 gusht janë organizuar dy protesta në Prishtinë me kërkesa për mbrojtje të grave dhe luftim të dhunës ndaj tyre.