Para se të bombardohej: Puna që bëhej në spitalin e fëmijëve në Kiev

Një palaço duke i argëtuar pacientët dhe familjet jashtë ndërtesës kryesore të spitalit të fëmijëve Ohmatdut të Kievit më 31 maj.

Një raketë lundruese ruse goditi ndërtesën e Departamentit të Toksikologjisë më 8 korrik.

Shtretër në një strehimore nga bombat e saporinovuar brenda spitalit në nëntor të vitit 2023.

Objekti që u shndërrua në spitalin e fëmijëve Ohmatdit në Kiev, u krijua më 1894 dhe më pas, nën sundimin sovjetik, u zgjerua. Sot, ai është objekti më i madh dhe më i avancuar pediatrik i Ukrainës. Emri i spitalit është formuar si shkrirje e fjalëve ukrainase për “maternitet” dhe “fëmijë”.

Sulmi i 8 korrikut vrau mjeken Svitlana Lukyanchuk, një nefrologe e fëmijëve .

Lukyanchuk ishte nga rajoni perëndimor i Lvivit dhe ia kushtoi jetën e saj ndihmës së fëmijëve pasi humbi prindërit e saj në moshë të re dhe u rrit në një jetimore. Një burrë që po vizitonte spitalin në momentin e sulmit u vra gjithashtu nga shpërthimi dhe dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, u plagosën.

Gratë duke mbjellë fidanë në kopsht në mjediset e spitalit Ohmatdit në prill të vitit 2024.

Që nga ditët e nisjes së pushtimit rus në shkallë të plotë më 2022, spitali i Kievit dhe stafi i tij kanë ofruar një mjedis ​​të sigurt për fëmijët, jeta e të cilëve u përmbys nga lufta.

Sashko, një 11-vjeçar i mbijetuar i një sulmi me granata, ndihmohet për t'i përdorur patericat nga stafi i spitalit Ohmatdit në mars të vitit 2024.

Në janar 2024, Sashko ishte duke ecur pranë një dyqani në rajonin e Harkivit me kushërirën e tij Alinën, kur aty pranë shpërtheu një predhë. Shpërthimi i preu këmbën djalit dhe e plagosi rëndë Alinën, e cila vdiq pas 10 ditësh në mjekim intensiv.
 

Milana ishte gjashtë vjeçe kur një raketë goditi shtëpinë e familjes së saj afër Hostomelit, jo larg Kievit, duke ia vrarë nënën para syve të saj më 28 shkurt 2022.

Copëzat e raketës plagosën rëndë këmbët e Milanës. Në shtratin e saj të spitalit ajo vizatonte dhe i shkruante mesazhe "mamasë sime në qiell", siç kjo që shihet në këtë foto.

Vova ishte 13 vjeç kur u dërgua me urgjencë në spitalin Ohmatdit më 26 shkurt të vitit 2022. Ai po përpiqej të largohej nga Kievi me familjen e tij kur thuhet se u ndeshën me ushtarë rusë. Babai dhe vëllai gjashtëvjeçar i Vovës u vranë me armë zjarri. Vova u qëllua në fytyrë dhe shpinë, por mbijetoi kryesisht falë kujdesit që mori në spital.

Syemeni ishte fëmija i parë viktimë e pushtimit rus të vitit 2022, i cili u dërgua në Ohmatdit më 25 shkurt 2022. Pesëvjeçari u plagos rëndë në qafë në një incident në të cilin thuhet se babai dhe motra e tij u qëlluan për vdekje nga ushtarët rusë. Pesë ditë pasi u dërgua në spital, djali vdiq derisa ishte në mjekim intensiv.

Kira mbeti jetime në moshën 12-vjeçare kur babai i saj, dikur kapiten i ekipit të vaterpolit të Ukrainës, u vra në Mariupol në marsin e vitit 2022. Nëna e saj kishte vdekur kur vajza ishte foshnjë.

Ndërsa Kira po përpiqej të ikte nga Mariupoli me të dashurën e babait të saj të ndjerë dhe disa fqinjë, një anëtar i grupit shkeli në një minë, me ç'rast Kira u plagos. Ajo u dërgua në një spital në Donjeckun e kontrolluar nga Rusia. Gjyshi i vajzës më vonë udhëtoi nëpër Rusi për ta kërkuar Kiran dhe për ta kthyer në Ukrainë. Derisa po trajtohej në Ohmatdit, atë e vizitoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Një me një fëmijë jashtë spitalit Ohmatdit pas sulmit të 8 korrikut.

Kremlini pretendon se një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase ishte fajtore për shpërthimin në mjediset e spitalit, por imazhet e kapura të predhës tregojnë siluetën dalluese të një rakete lundruese të llojit Kh-101, një armë e përdorur ekskluzivisht nga ushtria ruse. Autoritetet ukrainase pretendojnë se raketa goditi "objektivin e saktë për të cilin ishte programuar" mes valës së sulmeve ruse në të gjithë Ukrainën atë ditë.