Papa Françesku u bëri thirrje prindërve të mërkurën (26 janar) që të mos i ndëshkojnë fëmijët e tyre nëse janë homoseksualë, në gjestin e tij të fundit lidhur me komunitetin LGBTQ, i cili prej kohësh është margjinalizuar nga hierarkia katolike.
Françesku foli hapur në adresimin e tij të përgjithshëm, kushtuar figurës së Shën Jozefit, babait të Jezusit.
Françesku tha se po mendonte veçanërisht për prindërit që përballen me situata "të trishtuara" në jetën e fëmijëve të tyre.
Duke përmendur prindërit që duhet të përballen me fëmijët që janë të sëmurë, të burgosur ose që vriten në aksidente automobilistike, Françesku shtoi: “Prindërit që shohin se fëmijët e tyre kanë orientime të ndryshme seksuale, si e menaxhojnë atë dhe i shoqërojnë fëmijët e tyre dhe nuk fshihen pas një qëndrimi ndëshkues” "Asnjëherë mos e ndëshkoni një fëmijë," tha ai.
Qëndrimi zyrtar i kishës bën thirrje që burrat dhe gratë homoseksuale të respektohen dhe të duhen, por e konsideron aktivitetin homoseksual "të çrregulluar thellësisht".
Megjithatë, Françesku ka kërkuar ta bëjë kishën më mikpritëse për homoseksualët, edhe me komentin etij të famshën të vitit 2013 "Kush jam unë për të gjykuar?"
Jezuiti argjentinas ka folur gjithashtu për shërbimin e tij ndaj homoseksualëve dhe transgjinorëve, duke këmbëngulur se ata janë fëmijë të Zotit, të dashur nga Zoti dhe që meritojnë shoqërimin nga kisha.
Megjithatë , Françesku lejoi gjithashtu publikimin e një dokumenti në vitin 2021 nga Vatikani që pohonte se Kisha Katolike nuk do të bekojë bashkimet ose martesat e së njëjtës gjini sepse Zoti “nuk mund të bekojë mëkatin”.
Françesku kohët e fundit transferoi zyrtarin e Vatikanit që besohet gjerësisht se qëndron prapa këtij dokumenti.
SHIKONI EDHE: Papa Françesku: Zgjedhja e kafshëve në vend të fëmijëve është egoizëm