Vizita e Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut
Your browser doesn’t support HTML5
Papa Françesku arriti të martën në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga presidenti në largim, Gjeorge Ivanov. Në vizitën e parë në këtë shtet, Papa do të drejtojë një meshë në përkujtim të Nënë Terezës, humaniste e njohur botërore dhe fituese çmimit Nobel, e lindur në Shkup.