Papa Françesku ka thënë në një intervistë të publikuar të martën, 3 maj, se ai ka kërkuar të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë, për të diskutuar rreth ndaljes së luftës në Ukrainë, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Papa i ka thënë gazetës italiane, Corriere Della Sera se Patriarku Kirill i Kishës Ortodokse ruse, i cili ka mbështetur luftën në Ukrainë, “nuk mund të bëhet djali i altarit për Putinin”.
Kreu i Vatikanit, i cili e ka bërë një vizitë të pashembullt në Ambasadën ruse kur ka nisur lufta, i ka thënë gazetës se ai ka kërkuar nga diplomati rus që t’ia dërgojë mesazhin Putinit.
“Kam qenë i gatshëm të shkoj në Moskë. Ka qenë e nevojshme që lideri i Kremlinit të mundësojë hapjen. Ende nuk kemi përgjigje dhe jemi duke insistuar”.
SHIKONI EDHE: Papa dënon luftën “e pakuptimtë” në UkrainëAi ka thënë se shqetësohet se Putin nuk dëshiron të ketë një takim të tillë tani.
“Si mund të mos ndalë kaq shumë brutalitet?”
Para intervistës, Papa Françesku, 85-vjeçar, nuk ka përmendur në mënyrë specifike Rusinë apo Putinin, prej nisjes së konfliktit më 24 shkurt.
Megjithatë, ai nuk ka lënë dyshime se cilën palë kritikon, duke përdorur shprehje si agresion i paarsyeshëm, pushtim si dhe ka përmendur se i vuan mizoritë kundër civilëve.