Papa Françesku ka dënuar ashpër sulmin rus në Ukrainë.
“Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve që po vuajnë dhe le të ndalen bombardimet e sulmet”, ka thënë ai në lutjet e së dielës në Vatikan.
“Në emër të Zotit, po ju lus të ndalni këtë masakër”.
Bombardimi i spitaleve të fëmijëve dhe shënjestrimi i civilëve është gjë “barbare” dhe “nuk ka arsye valide strategjike”, ka thënë Papa.
SHIKONI EDHE: Duda: Përdorimi i armëve kimike mund të ndryshojë 'rregullat e lojës'Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.
- Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.