Papa Françesku ka sugjeruar se personat që zgjedhin kafshët shtëpiake në vend të fëmijëve janë duke vepruar me egoizëm.
Komentet e Papës kanë ardhur teksa ai ka folur për prindërimin para një audience në Vatikan.
“Sot shohim një formë të egoizmit”, ka thënë ai para audiencës.
“Shohim se disa njerëz nuk duan të kenë fëmijë”.
Sipas tij, kjo gjë i bën njerëzit të qeshin, por është realitet.
Papa Françesku ka thënë se njerëzit që nuk mund të kenë fëmijë për arsye biologjike, duhet të konsiderojnë adoptimin, duke iu bërë thirrje njerëzve që të mos kenë frikë nga prindërimi.
Kjo nuk është hera e parë që Papa Françesku flet për këtë çështje.
Më 2014, ai ka thënë se jetesa me kafshë në vend të fëmijëve përbën një tjetër degradim kulturor dhe se marrëdhëniet emocionale me kafshët janë “më të lehta” dhe “komplekse” sesa ato mes prindërve dhe fëmijëve.
Papa 85-vjeçar është fotografuar me kafshë në të kaluarën, mirëpo nuk besohet se ka kafshë shtëpiake.