Papa u bën thirrje të rinjve të mos i humbin shpresat për një botë më të mirë

Papa Françesku gjatës Ditës Botërore të Rinisë në Lisbonë, Portugali, më 6 gusht, 2023.

Papa Françesku u ka bërë thirrje të rinjve në gjithë botën të mos i humbin shpresat dhe t’i mbajnë gjallë ëndrrat për një të ardhme më të mirë, gjatë një meshe përmbyllëse në Kishën Katolike në Ditën Botërore të Rinisë në Lisbonë.

“Mos u frikësoni”, tha papa të dielën më 6 gusht në Portugali, duke e përsëritur thirrjen e tij disa herë.

Papa Françesku u tha të rinjve se ata janë shumë të nevojshëm në një botë të rrethuar me kaq shumë telashe.

SHIKONI EDHE: Papa i bën thirrje Evropës të veprojë si ‘paqebërëse’ në Ukrainë

Rreth 1.5 milion besimtarë morën pjesën në meshën e mbajtur jashtë në parkun Tejo, në kryeqytetin portugez.

Përafërsisht numri i njëjtë i njerëzve morën pjesë në një vigjilje të lutjes në vend të hapur të shtunën pasdite, shumica prej të cilëve e kishin kaluar natën në tenda kampingu në park.

Pasditen e së dielës, papa i takoi vullnetarët e Ditës Botërorë të Rinisë, para kthimit në Romë në mbrëmje.

Rreth 700 peshkopë dhe mbi 10 mijë priftërinj iu bashkuan festës në meshën e së dielës. Në fund të meshës, papa njoftoi se Dita Botërore e Rinisë do të mbahet më 2027 në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Kjo do të jetë hera e parë që Dita Botërore e Rinisë mbahet në Azi, pas asaj më 1995 në Manila.