Pankisi: Jeta në rajonin e trazuar mysliman të Gjeorgjisë

Xhamia në fshatin Duisi të Pankisit - një enklavë me shumicë myslimane në mes të Gjeorgjisë kryesisht të krishtere.

Abu Achishvili, një ciceron i mjedisit malor në Duisi, mban një kapelë me një flamur çeçen në të. Shumica e banorëve janë myslimanë me lidhje etnike me Republikën fqinje të Çeçenisë, në Rusi,  ose çeçenë që ikën atje gjatë luftërave e viteve të 90-ta.

 

Pankisi Gorge shtrihet në vetëm 30 kilometra, por ka pasur ndikim të madh në historinë e fundit të Gjeorgjisë.

Ushtarët gjeorgjianë gjatë stërvitjes pranë Pankisit më 2002. Rajoni ishte famëkeq në atë kohë pasi njihej për strehimin e militantëve të huaj islamikë. Forcat gjeorgjiane të sigurisë thuhet se kanë kapur "më shumë se dhjetëra militantë arabë" në Pankisi më 2002.

Disa banorë ushtrojnë artet luftarake. Vitet e fundit, qindra të rinj u janë bashkuar grupeve militante në Lindjen e Mesme. Dhjetëra meshkuj të këtij rajoni janë vrarë në Siri, përfshirë edhe një komandant famëkeq të grupit militant të ashtuquajtur Shteti Islamik. 

Shumë banorë vendas, sot e shohin turizmin si të vetmën mënyrë për të zhvilluar rajonin. Bela Mutoshvili, 55 vjeçe, mësuese dhe pronare e bujtinës në fshatin Jokolo, thotë se"zhvillimi i turizmit është mënyra e vetme që fshati të mbijetojë tani. Këtu nuk ka punë të tjera".

Gratë e Pankisit përgatisin kinkhali, një ushqim tradicional gjeorgjian nga brumi. Fotoreporterja Anchevskaya tha për Radion Evropa e Lirë se ka një numër në rritje të turistëve sauditë dhe arabë që tani e vizitojnë rajonin. "Ata vijnë sepse është e lirë, dhe gjithashtu për shkak të kulturës myslimane - ata ndjehen rehat", tha ajo. 

Por zhvillimet e fundit, sërish e kanë kthyer rajonin në titujt kryesorë të lajmeve. 

Në prill, shpërtheu një përleshje e dhunshme midis policisë dhe banorëve lokal të cilët ishin të zemëruar për ndërtimin e planifikuar të një pende në rajon. Pasi vendasit hodhën gurë mbi policinë, ajo u përgjigj me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Dhjetëra persona, kryesisht policë, u plagosën gjatë përleshjeve. Fotografja Anchevskaya, e cila ishte dëshmitare e dhunës atë ditë, thotë se për shumë prej protestuesve të Pankisit, planet për ndërtimin e pendës rikthyen kujtimet e dhimbshme. "Ata tashmë kanë humbur shtëpitë e tyre në Çeçeni. Ata janë refugjatë dhe kanë frikë se do të humbin përsëri shtëpitë e tyre", tha ajo. 

Një djalë vrapon me kalin e tij drejt Duisit. Anchevskaya thotë se përkundër historisë së trazuar ajo ndjen një simpati të thellë për rajonin dhe i nxit njerëzit e tjerë ta vizitojnë atë.

Leila Achishvili (përballë), një pronare e bujtinës në Jokolo - dy djemtë e së cilës u vranë duke luftuar në Siri - në darkë me turistët. Fotografja Anchevskaya thotë se “në Pankisi, thuhet se nëse jeni i ftuari i dikujt në fshat, ju jeni mysafir i të gjithë fshatit. Këta njerëz kanë kaluar shumë dhe ende përballen me paragjykime dhe konflikte, por ata respektojnë mysafirët e tyre, traditat dhe natyrën ku jetojnë, dhe ata duan ta ndajnë atë me të tjerët”.