Panairi me produkte tradicionale si përpjekje për ringjalljen e Janjevës

Një grua ekspozon një kornizë me një pikturë të qëndisur me dorë në panairin e produkteve tradicionale në Janjevë.

 

Dhjetëra banorë të Janjevës ekspozuan produkte të ndryshme bujqësore dhe artizanale në hapje të panairit të produkteve tradicionale “Mirëserdhët në Janjevë”. 

Ata ekspozuan produkte lokale përfshirë: djathë, suxhuk, çaja, mjaltë dhe produkte të tjera artizanale.

Disa gra vizitore të panairit duke shikuar produktet ushqimore të ekspozuara për shitje. 

Punime në formë zemre me imazhin e Janjevës.

Një grua duke shitur produktet e veta në panair.

Ndër produktet e prezantuara në Panairin e Janjevës ishin edhe këto papuçe për fëmijë të thurura me shtiza ose me grep.

Janjeva është një nga shumë fshatrat e Kosovës që përballet me dukurinë e largimit të rinisë. Viteve të fundit në këtë fshat janë bërë investime të shumta nga Bashkimi Evropian dhe UNDP-ja në konservimin e trashëgimisë kulturore.
 

Përmes këtyre investimeve synohet ringjallja ekonomike e Janjevës, e cila në të kaluarën njihej për zejtari.

Patkonj për kuaj u panë të ekspozuar në panairin e Janjevës.

Në hapje të panairit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria është duke punuar për ringjalljen ekonomike dhe kulturore të Janjevës.

Janjava është një fshat multietnik ku jetojnë shqiptarë, kroatë, serbë dhe romë.