Rusia shton forcat dhe armatimin përreth Ukrainës

Një spital fushor dhe dislokim trupash në perëndim të Belgorodit, në Rusi, më 21 shkurt 2022. Maxar thotë se Rusia ka shtuar trupat dhe armatimin në zonat rurale, në jugperëndim të Belgorodit, më pak se 20 kilometra në veriperëndim të kufirit me Ukrainën.
 

Pamje të 21 shkurtit të një spitali të ri fushor, që i është shtuar një garnizoni ushtarak në zonën perëndimore të Belgorodit.

Një dislokim i ri në jugperëndim të Belgorodit, në Rusi, më 21 shkurt.

Automjete të blinduara pranë një hekurudhe në Veselaja Lopan, në jugperëndim të Belgorodit, më 21 shkurt.

Armatim dhe trupa shtesë në Krasni Oktabër, një zonë rurale në jugperëndim të Belgorodit, më 21 shkurt.

Dislokim i ri në Poçep, në perëndim të Rusisë, më 22 shkurt. Maxar thotë se mjetet e përdorura për transportim të tankeve, artilerisë dhe pajisjeve të rënda mund të shihen në perëndim të Klintsit, rreth 40 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën.

Tendat dhe barakat e trupave në Poçep, më 22 shkurt. Maxar thotë se një pjesë e madhe po pastrohet për dislokime shtesë afër qytezës. Aty tashmë ndodhen tenda dhe dhjetëra automjete ushtarake.

Terren i pastruar dhe forca të dislokuara në Poçep, më 22 shkurt.

Transportues të pajisjeve të rënda në pjesën perëndimore të Klintsit, në Rusi, rreth 40 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën, më 22 shkurt.

Një dislokim i ri i mbi 100 automjeteve dhe i dhjetëra barakave, më 22 shkurt, në një pistë të vogël fluturimesh, afër Mazirit, në jug të Bjellorusisë, më pak se 40 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën.

Automjete të grumbulluara në një pistë fluturimesh, afër Mazirit, më 22 shkurt.