Brenda ‘pallatit të Putinit’
Një fotografi e pallatit e bërë me dron, që gjendet rreth 18 kilometra larg nga qyteti bregdetar rus, Gelendzhik.
Sipas aktivistit kundër korrupsionit, Aleksei Navalny, kjo ndërtesë dhe toka përreth saj janë të regjistruara në pronësi të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) të Rusisë, që pretendon se e përdor këtë pronë për “aktivitete kërkimore dhe edukuese”.
Navalny pretendon se kjo pjesë e kësaj prone, pranë hapësirës ku mund të aterrojnë helikopterë ka të fshehur edhe një pjesë për hokej mbi akull.
Navalny thotë se ka arritur të sigurojë planet e brendshme të kësaj prone. Sipas planit të ndërtesës, kjo fontanë është cilësuar si “diskotekë e ujit”.
Në këtë pronë, një amfiteatër është duke u rinovuar. Prona ka qenë nën rinovim në 15 vjetët e fundit dhe shumica e renovimeve kryesore janë duke vazhduar ende.
Një pamje nga larg tregon vendin për lojën hokej mbi akull (majtas) pranë dy hapësirave për uljen e helikopterëve. Ndërtesat përgjatë rrugës besohet se përdoren nga punëtorët që po punojnë në renovimin e kësaj prone, e të cilët shihen edhe në pamjet e fotografuara nga droni nga ekipi i Navalnyt.
Një kishë me ngjyrë të gjelbër po ashtu gjendet në këtë pronë, e cila sipas Navalnyt “është një nga ndërtesat më sekrete dhe me më së shumti siguri në Rusi”.
Një serë e ndërtuara në pronën e pallatit. Përveç se mbi këtë pronë është i ndaluar fluturimi edhe anijet që kalojnë në ujërat afër pallatit u kërkohet që të mbajnë distancë prej të paktën 1.8 kilometrash.
Dhjetë kilometra nga pallati gjendet kjo vresht, e cila ka një vilë, që pretendohet se është në pronësi të personave që kanë lidhje të ngushta me Putinin.
Vreshta në afërsi të pallatit. Vera që prodhohet këtu u shërbehet shumë zyrtarëve të lartë të Kremlinit.
Përveç fotografive nga droni, ekipi i Navalnyt ka krijuar edhe disa ilustrime të brendisë së rezidencës, sikurse edhe kjo fotografi që po shihni. Këto ilustrime të digjitalizuara bazohen në planet e ndërtesës që ekipi i Navalnyt ka arritur të sigurojë dhe të dhënave se kjo pronë ka orendi italiane të porositura enkas për këtë pronë.
Sipas planeve të brendshme, ekipi i Navalnyt thotë se kjo pronë brenda ka edhe një teatër. Navalny e ka pranuar se disa nga detajet e paraqitura në këto ilustrime, nuk të jenë të ndryshme nga pamja e vërtetë brenda pallatit.
Një ilustrim se si mund të duken ulëset brenda teatrit.
Ky ilustrim i brendësisë së pallatit është krijuar nga përshkrimi që i kanë bërë punëtorët e ndërtimit, të cilët kanë punuar në ndërtimin e kësaj prone.
Kjo pamje po ashtu është e ilustruar dhe shfaq një bar brenda pallatit ku besohet se orenditë janë të gjitha italiane.
Kjo pamje pretendohet se shfaq një dhomë që gjendet brenda pallatit, që ka edhe një shtyllë për vallëzime erotike.
Ekipi i Navalnyt thotë se brenda pallatit gjendet edhe një kazino.
Ky është një rikrijim i dhomës që pretendohet se përdoret nga Putini. Pajisjet për ushtrime, që janë të pasqyruara në pjesën e majtë të fotografisë, me gjasë janë referencë për Alina Kabayeva, gjimnastes që ka fituar medaljen e artë dhe e cila besohet gjerësisht se është partnerja e Putinit.
Nëntë kilometra në veri të ndërtesës kryesore, është ndërtuar edhe kjo ndërtesë për prodhimin e verës, që është fotografuar nga droni. Në dhjetor të vitit 2017, një ambientalit lokal u rrah nga disa persona të panjohur pasi po hetonte për prerjen e paligjshme të drunjve, gjatë ndërtimit të kësaj ndërtese ku prodhohet vera.
Në afërsi të pronës së dytë, që besohet se funksion si vresht, ndodhet edhe kjo kishë ortodokse dhe gurët për ndërtimin e saj besohet se janë sjellë nga Greqia.
Pas pretendimeve nga ekipi i Navalnyt se këto prona në bregdetin e Detit të Zi janë ndërtuar për Putinin, zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov pretendoi se nuk kishte dëgjuar për hetimin e kryer nga Navalny. Megjithatë, ai tha për mediat ruse “mund të them se kjo është një akuzë e vjetër. Vite më parë ne kemi sqaruar se Putini nuk ka asnjë pallat në Gelendzhik”.