Rruga e kthimit të palestinezëve në Han Junisin e shkatërruar

Karvani me palestinezët që po kthehen në lagjet në anën lindore të Han Junisit, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, në mes të konfliktit Izrael-Hamas, në Han Junis, në jug të Rripit të Gazës, 30 korrik 2024.


Ushtria izraelite kishte urdhëruar, më 27 korrik, evakuimin e banorëve të zonave të mbipopulluara të Gazës, të shpallura zona humanitare.

Urdhri ishte si përgjigje ndaj gjuajtjes së një rakete, që Izraeli tha se u lëshua nga kjo zonë. 

Mjë grua mban një fëmijë në krahë dhe një një çantë, derisa ecën nëpër rrugën e kthimit mes rrënojash.

Urdhri i 27 korrikut ishte i dyti për evakuim i lëshuar gjatë kësaj jave nga ushtria izraelite për zonat e dedikuara për strehimin e palestinezëve, të cilët janë zhvendosur si pasojë e luftimeve në pjesë të tjera të Gazës.

Vetëm të hënën, pas një urdhri për evakuim, disa sulme ajrore ruse u kryen përreth Han Junisit, duke vrarë të paktën 70 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila ka cituar të dhënat nga spitali Nasser.

Afër 1.8 milion palestinezë strehohen në këtë zonë prej 60 kilometrash katrorë, sipas të dhënave të Izraelit. Kjo shifër përbën mbi gjysmën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh sa kishte Gaza para luftës.

Një grua me tre fëmijë duke u kthyer në zonën humanitare ku ishin të strehuar.

Një burrë duke ecur me ndihmën e patericave.

Zona përreth Han Junisit është e mbushur me kampe me tenda, në të cilat ka mungesë të higjienës dhe objekteve shëndetësore. 

Disa burra bartin një bombolë gazi teksa kalojnë nëpër rrugën e kthimit në zonën ku ishin strehuar më parë. 

Gra e fëmijë palestinezë të ngarkuar në një qerre duke shkuar drejt Han Junisit. 

Një burrë palestinez bart një fëmijë, ndërsa ecën për t'u kthyer në pjesën lindore të Han Junisit pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona pas një bastisjeje, në mes të konfliktit Izrael-Hamas, në Han Junis, në jug të Rripit të Gazës më 30 korrik 2024. 

Dikush më këmbë e dikush me biçikleta, palestinezët e zhvendosur po e bëjnë rrugën e kthimit mes rrënojash për të disatën herë. 

Ata palestinezë që kishin qerre apo veturë, mundën të merrnin me vete edhe disa nga gjërat si dyshekë e mbulesa që tashmë u kanë mbetur teksa kalojnë rrugën mes ndërtesave të rrënuara nga sulmet izraelite në Han Junis.