Palestinezët të dërrmuar: "Nuk duam ndihma, duam të kthehemi në shtëpi"
Your browser doesn’t support HTML5
Një kolonë e tretë kamionësh me ndihma është futur më 23 tetor në Rripin e Gazës, përmes pikës kufitare me Egjiptin, Rafah. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se nevojitet që rreth 100 kamionë të futen çdo ditë për t’i përmbushur nevojat më elementare të palestinezëve, shumë prej të cilëve janë zhvendosur pas bombardimeve nga Izraeli. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)