Palestinezët nga Gaza hyjnë në Egjipt
Njerëzit kalojnë nëpër një portë hyrëse në pikën kufitare Rafah në Egjipt në Rripin jugor të Gazës më 1 nëntor 2023.
Palestinezët kalojnë në anën egjiptiane të pikës kufitare me Rripin e Gazës të mërkurën, 1 nëntor 2023. në Rafah.
Njerëzit duke hyrë në pikën kufitare Rafah më 1 nëntor kur u hap kalimi për në Egjipt për herë të parë që nga sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Njerëzit qëndrojnë hipur mbi gjësendet e ngarkuara në një automjet të vjetër në Rafah.
Pas përkeqësimit të rrethanave, 110 persona që kishin pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan që të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha Wael Abu Omar, zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.
Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare tha se plani është që edhe mbi 400 persona që kanë pasaporta të huaja të lejohen të largohen për në Egjipt.
Egjipti, megjithatë, është shprehur kundër pranimit të një fluksi refugjatësh palestinezë, nga frika se Izraeli më nuk do të lejojë kthimin e tyre në Gazë pasi të përfundojë lufta.
Ndihmësmjekët e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë duke kontrolluar dokumentet e udhëtimit të një personi gjatë kalimit në Egjipt në pikën kufitare Rafah në Rripin jugor të Gazës më 1 nëntor 2023.
Një gazetar qëndron pranë ndërsa autoambulancat e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë kalojnë portën për të hyrë në pikën kufitare Rafah më 1 nëntor 2023.
Palestinezët me shtetësi të dyfishtë në pikën kufitare Rafah me Egjiptin më 1 nëntor 2023.
Një burrë i plagosur qëndron shtrirë brenda një autoambulance në pikën kufitare Rafah më 1 nëntor 2023.