OKB-ja apelon për 160 milionë dollarë për të ndihmuar Pakistanin

Njerëz të strehuar në tenda pas përmbytjeve në Pakistan.

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar thirrje për 160 milionë dollarë fonde emergjente për të ndihmuar Pakistanin të përballet me përmbytjet katastrofike që kanë vrarë më shumë se 1.100 njerëz dhe kanë shkatërruar infrastrukturën dhe të korrat e vendit.

“Pakistani është i mbushur me vuajtje”, tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një video-mesazh më 30 gusht, ku bëri thirrje për ndihmë.

Ai tha se me miliona njerëz që janë detyruar të dalin nga shtëpitë, me shkollat dhe objektet shëndetësore të shkatërruara nga katastrofa klimatike, Pakistani kërkon vëmendjen kolektive të botës.

Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) njoftoi më 30 gusht se Shtetet e Bashkuara do të japin 30 milionë dollarë fonde shtesë për të ndihmuar Pakistanin.

Më shumë se një mijë të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

Autoritetet thanë se po përdorin aeroplanë ushtarakë, helikopterë, kamionë dhe varka për të evakuuar njerëzit e bllokuar dhe për të shpërndarë ndihma tek të prekurit.

Sipas vlerësimeve fillestare të qeverisë, përmbytjet kanë shkaktuar 10 miliardë dollarë dëme në ekonomi.

SHIKONI EDHE:

Pakistani fillon të marrë ndihma ndërkombëtare për të përballuar përmbytjet Përmbytjet në Pakistan, qeveria shpall emergjencë kombëtare

Zyrtarët në Pakistan thanë se gjatë këtij viti vërshimet kanë vrarë të paktën 1.061 njerëz, kanë prekur mbi 33 milionë banorë – një në shtatë pakistanezë – duke shkatërruar apo dëmtuar rëndë pothuajse 1 milion shtëpi.