Pak armë e ushtarë: Telashet e Ukrainës në frenimin e avancimit të Rusisë

Your browser doesn’t support HTML5

Me një ofensivë të mundshme ruse në horizont, Ukraina po lufton për ta mbajtur vijën e frontit, mes mungesave të armëve dhe të ushtarëve. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi i tij mund ta humbë luftën, nëse nuk merr më shumë ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazetarët e projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, vizituan zonat e nxehta në front, dhe biseduan me ushtarët ukrainas, teksa Moska po vazhdon përpjekjet e saj për të lodhur mbrojtjet e Ukrainës. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bekim Bislimi)