Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t'ia sillnin NATO-s

Sistemi i Artilerisë Archer

Përzgjedhja e Pajisjeve Ushtarake Vendase SA e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe Suedia janë të suksesshme në përpjekjet e tyre për t'u bashkuar me aleancën ushtarake.

Automjeti luftarak 90 (Combat Vehicle 90 - CV90)

Automjeti i blinduar suedez është i veçantë për aftësinë e tij të pezullimit " të amortizimit aktiv" bazuar në teknologjinë e garave të Formula 1, për t'iu përshtatur terrenit. Pezullimi i teknologjisë së lartë i jep automjetit një përparësi shpejtësie ndaj terrenit me gunga, por është i vështirë për t’u mirëmbajtur. Modeli bazë i automjetit CV90 është i armatosur me një auto-top që mund të gjuajë pesë predha 40 milimetërshe në sekondë.

Bandvagn Skyddad 10 (BvS10)

Automjeti suedezo-britanik është i pajisur për të kaluar shtigje në shkretëtira, me borë ose moçale, që do të ishin të pakalueshme për shumicën e automjeteve ushtarake. BvS 10 është i blinduar, por mbetet mjaft i lehtë për të "notuar", duke përdorur krahët e tij për të depërtuar ngadalë nëpër rrugë ujore. Ai mund të pajiset me një mitraloz të rëndë ndërsa granata-hedhësit (sipër dritares së përparme në këtë foto) mund të gjuajnë gjithashtu granata në copëza.

155 GH 52 APU

Artileria e rëndë e Finlandës lëshon predha 155 milimetërshe– që shihet si kufiri i sipërm për predha të ngarkuara nga njeriu. Edhe pse e projektuar për t'u tërhequr nga një automjet tjetër, obusi 13.5 tonësh ka një motor të vogël, i cili mund të përdoret për të ripozicionuar distanca të shkurtra derisa është në fushë. E metë e kësaj arme raportohen "problemet serioze teknike", të cilat nuk u zbuluan para se të shitej në Egjipt - i vetmi vend jashtë Finlandës që përdori këtë lloj arme.

AMOS

Sistemi i avancuar i mortajës finlandezo-suedeze, këtu shihet e montuar në trupin e një Patria AMV (automjet i blinduar finlandez), është një mortajë me dy tyta që vihet në përdorim me ndihmën e një kompjuteri, që ka kapacitet për të zbrazur dhjetë fishekë mortajash në të njëjtin moment. Sistemi i automatizuar i qitjes lëshon dy fishekët e tij të parë në një hark të lartë, më pas vazhdon me më të ulëta të planifikuara për të siguruar që të gjithë fishekët të arrijnë njëkohësisht.

Patria AMV

Automjeti modular i blinduar i Finlandës shërben si një platformë për armë të shumta të ndryshme, duke përfshirë armët me telekomandë që s’kanë nevojë për aktivizim nga dora e njeriut të pambrojtur. Automjeti ushtarak mund të transportojë deri në 12 persona dhe është treguar shumë i suksesshëm në tregun e eksportit me qindra automjete të shitura jashtë vendit. Versionet polake të AMV-së thuhet se iu përballuan goditjeve të drejtpërdrejta nga RPG, ndërsa ishin në betejë në Afganistan. Në vitin 2009, një ushtar polak u vra brenda njërit automjet pasi u godit nga një bombë skaj rrugës.

95 S 58-61

Ky lloj i artilerisë rimorkiuese që u zhvillua në Finlandë në vitet 1950, por me municion kundërtank më të avancuar është në gjendje të shpojë më shumë se gjysmë metër në pjesën e blinduar. "Musti" është nofka e kësaj pajisjeje ushtarake që në gjuhën finlandeze do të thotë qen i zi. Kjo nofkë iu dha për shkak të zhurmës që ngjason me të lehurën e qenit dhe jo me zhurmën e zakonshme të këtyre llojeve të armëve. Pajisje lëvizet në mënyrë manuale nga ushtarët të cilët duhet ta vendosin në pozicione për të shtënë me të.

Sistemi i Artilerisë Archer

Howitzeri i automatizuar i Suedisë, Archer, është në gjendje të parkojë, të kap cakun dhe të gjuajë brenda 30 sekondave, më pas të paloset lart dhe të "zbresë" sigurt në të njëjtën kohë. Sistemi hipermodern i artilerisë lëshon predha 155 milimetërshe, duke përfshirë predha të shtrenjta artilerie Excalibur të prodhuara në SHBA, të afta të drejtojnë veten me saktësi të mjaftueshme për të goditur një makinë 60 kilometra larg. Sistemi Archer përfshin një kamion të blinduar që mbron shoferin brenda nga zjarri dhe copëzat e armëve të vogla.

Përgatiti: Syzanë Paçarizi