Oktoberfest mbledh birrëdashësit në Munih
Pjesëmarrësit e festivalit kërkojnë gotat e para të birrës në tendën Hofbraehaus, në ditën e parë të edicionit të 189-të të festivalit të birrës Oktoberfest në Munih, Gjermani, të shtunën, 21 shtator 2024.
Një grua duke përgatitur një tezgë ku shet pjekurina me xhinxher para nisjes së festivalit në Munih.
Pjesëmarrësit duke u dëfryer në Oktoberfest.
Një kameriere duke mbajtur disa gota të mëdha birre në nisje të festivalit.
Një grua duke shitur xhevrekë në një tezgë në mbrëmjen e parë t festivalit Oktoberfest.
Nikoqirët e festivalit Oktoberfest para fillimit të edicionit të 189-të të birrës në Munih.
Gara për të marrë gotat e para me birrë në ditën e parë të festivalit.
Vizitorët duke pritur fillimin e festivalit të shtunën, më 21 shtator 2024
Një kameriere mban disa gota birre teksa fotografohet me mysafirët.
Një grua e veshur me një kostum tradicional buzëqesh derisa merr pjesë në paradën e qitësve, një ndër aktivitetet e shumta në kuadër të festivalit të 189-të të birrës Oktoberfest në Munih, Gjermani, i cili do të mbahet nga 21 shtatori deri më 6 tetor.
Një mysafir me mustaqe dhe i veshur me kostum bavarez shihet në festival.
Kamarieret e veshura me kostume tradicionale duke pritur hapjen e portave, para fillimit të festivalit.
Një Luan në pije, nuska e fabrikës së birrës Loewenbraeu, e vendosur në çati, krahas një gote gjigante birre, logoja e fabrikës së birrës Paulaner, në ditën e hapjes së edicionit të 189-të të festivalit të birrës Oktoberfest në Munih.
Një punonjës duke mbushur gotat me birrë të freskët.
Fëmijë të hipur në një karrocë gjatë paradës së kostumeve tradicionale gjatë aktiviteteve të festivalit Oktoberfest.