Sipas një deklarate të publikuar nga misioni i OKB-së në Afganistan më 8 mars, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, talibanët ushtrojnë regjimin më represiv për gratë në botë. Misioni i OKB-së u kërkoi udhëheqësve të Afganistanit të heqin kufizimet e ashpra që ata kanë vendosur ndaj popullatës së gjinisë femërore të vendit që nga rifitimi i pushtetit.
Pas tërheqjes së trupave amerikane dhe të NATO-s në gusht të vitit 2021, kur grupi radikal islamik mori përsëri kontrollin e kombit të shkatërruar nga lufta, fillimisht ky grup kishte premtuar se do të mbështeste të drejtat e minoriteteve dhe të grave.
Megjithatë, talibanët kanë vendosur një qëndrim të ashpër, duke shtypur më tej të drejtat e grave dhe duke kufizuar liritë, madje edhe ndalimin e arsimimit të vajzave pas klasës së gjashtë.
SHIKONI EDHE: Mjeke? Inxhiniere? Ndërsa ëndrrat zbehen, vajzat afgane u kthehen medreseveGratë janë shumë të kufizuara kur bëhet fjalë për të udhëtuar dhe punuar jashtë shtëpisë. Ato janë të detyruara të mbajnë mbulesë në publik, si dhe u ndalohet të punojnë për OJQ-të vendase dhe ndërkombëtare.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), e cila publikoi raportin e saj më 7 mars, shkalla e punësimit për gratë afgane ka rënë për 25 për qind që kur talibanët rimorën pushtetin.
"Afganistani nën pushtetin e talibanëve, mbetet vendi më represiv në botë në lidhje me të drejtat e grave", tha Roza Otunbayeva, përfaqësuese speciale e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe kreu i misionit të OKB-së në Afganistan (UNAMA).
Ajo shtoi se veprimet e grupit për të zhdukur të drejtat e grave kanë qenë "metodike, të qëllimshme dhe sistematike".
SHIKONI EDHE: Talibanët ua mohojnë vajzave të drejtën për të skijuarSipas organizatave të ndihmës dhe grupeve humanitare, më shumë se gjysma e 38 milionë banorëve të Afganistanit vuajnë nga uria, ku fëmijët janë më të rrezikuar nga mungesa e ushqimit bazë për ta.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Kombet e Bashkuara në Afganistan po përsërisin thirrjen e tyre ndaj autoriteteve de facto të vendit për të larguar kufizimet e ashpra mbi të drejtat themelore të grave dhe vajzave”, tha UNAMA në deklaratën e publikuar.
"Të drejtat e grave dhe vajzave duhet të rikthehen menjëherë në mënyrë që të ndërtohet një Afganistan gjithëpërfshirës, paqësor dhe shpresëdhënës", u thuhet tutje në deklaratë.
- Të drejtat e grave një vit pas ardhjes së talibanëve në pushtet
- Lufta e talibanëve kundër grave dhe vajzave afgane
- Ndalimi i shkollimit i vajzave dhe grave afgane, diskriminim brutal
- BE: Talibanët nuk kanë dhënë zotim për rihapjen e shkollave për vajzat afgane
Në raport theksohet se efekti i trajtimit të ashpër të grave ndikon pastaj te të gjithë afganët dhe "do të ketë jehonë përgjatë brezave".
Sipas AFP-së, më 8 mars, 20 gra organizuan një demonstratë të pazakontë në Kabul, duke u kërkuar shteteve ndërkombëtare të ndërhyjnë dhe të garantojë mbrojtjen e afganëve.