Numri i refugjatëve ukrainas që kanë ikur nga lufta, tani ka shkuar në 3,000,381, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.
Aty përfshihen 1.8 milion ukrainas që gjenden në Poloni dhe 300,000 që janë nisur drejt Evropës Perëndimore.
Refugjatët kanë ikur nga qytetet e sulmuara prej forcave ruse.
Në 20 ditët e luftës, OKB-ja ka thënë se janë regjistruar 691 viktima civile dhe 1,143 të plagosur.
Your browser doesn’t support HTML5
Pentagoni ka thënë se forcat ruse vazhdojnë të bëjnë pak përparim në Ukrainë, 20 ditë pas nisjes së pushtimit.
Mirëpo disa qytete të mëdha po përballen me bombardime të mëdha, sipas një zyrtari të Departamentit amerikan të Mbrojtjes.
Një konvoj me trupa ruse vazhdon të jetë 20 kilometra larg Kievit, ku, sipas zyrtarit, civilët po përballen me më shumë sulme.
Rusët vazhdojnë të hasin në rezistencë për të marrë Harkivin – qytetin e dytë më të madh të Ukrainës dhe Mikollaivin, qytetin jugor afër Detit të Zi.
Megjithatë, forcat pushtuese kanë izoluar Çernihivin në veri dhe Mariupolin në juglindje, ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Ukraina është duke punuar për të mbajtur të hapura linjat e komunikimit me liderët lokalë.
SHIKONI EDHE: Blinken premton më shumë ndihmë për refugjatët ukrainasSipas këtij zyrtari amerikan, rusët dhe ukrainasit kanë shfrytëzuar 90 për qind të fuqisë së tyre ushtarake.
Më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.
- Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.