Ngadalësimi ekonomik global do t’i detyrojë më shumë punëtorë që të pranojnë punë që paguhen më pak më 2023, kanë paralajmëruar të hënën Kombet e Bashkuara.
Teksa çmimet rriten më shumë sesa të hyrat, kriza e kostos së jetesës është duke shtyrë më shumë njerëz drejt varfërisë, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Punë Ndërkombëtare.
Sipas saj, niveli i papunësisë në botë pritet të rritet.
SHIKONI EDHE: Një vit luftë me inflacionin: Cilat janë parashikimet për 2023-shin?Si shkaqe për një situatë të tillë është përmendur lufta e Rusisë në Ukrainë, tensionet gjeopolitike dhe rimëkëmbja nga pandemia e koronavirusit.
“Së bashku, ato kanë krijuar kushte për inflacion të lartë dhe rritje të ulët ekonomike – për herë të parë prej vitit 1970”, ka thënë agjencia në raportin e saj vjetor.
Vendet më të prekura, sipas të dhënave, janë ato me të hyra të ulëta dhe të mesme.