Evropa duhet të tregojë “ambicie shumë më të mëdha” mbi çështjen e ndryshimeve klimatike sepse emetimet e saj të përgjithshme të gazrave serrë janë ende në rritje, u tha në një raport të Kombeve të Bashkuara.
Në raportin e OKB-së, që u publikua më 5 tetor, u tha po ashtu se shtetet evropiane duhet të rrisin riciklimin, të përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe të shpenzojnë më shumë për mjedisin.
Shkurtimi i emetimeve, kryesisht në shtetet perëndimore evropiane, është penguar nga rritja e emetimeve gjetkë në rajon, u tha në raportin që ka analizuar strategjitë e 54 shteteve evropiane.
SHIKONI EDHE: Si e përshpejtojnë ngrohjen globale rrjedhjet e metanit?Cilësia e ajrit ende është nën nivelet e përcaktuara në udhëtuesit ndërkombëtarë dhe taksat e mbledhura në emër të mbrojtjes së mjedisit nuk po përdoren për këtë qëllim, u tha në raportin e OKB-së.
“Gjetjet e këtij vlerësimi... duhet të jenë alarm zgjimi për rajonin”, tha Olega Algayerova, sekretare ekzekutive e Komisionit të OKB-së për Evropë.
“Pavarësisht përparimit në disa fusha, qeveritë në rajonin pan-evropian duhet të tregojnë ambicie më të madhe në luftimin e ndryshimeve klimatike”, u tha në deklaratën e lëshuar nga Programi për Mjedis i OKB-së.
Në raportin e OKB-së u theksua se mund të ofrohen stimuj financiarë për riciklim në shtetet ku riciklimi është në nivele të ulëta, sikurse në Azinë Qendrore dhe Evropën Lindore.
Raporti gjeti se përderisa të gjitha shtetet e rajonit pan-evropian janë zotuar për të shkurtuar emetimet e gazrave serrë, që shkaktojnë ngrohjen globale, ulja e emetimeve në Evropën Perëndimore është penguar nga rritja e emetimeve në vendet e tjera.
SHIKONI EDHE: Në të ardhmen nxehtësia e rrezikshme parashikohet të godasë tri herë më shpeshPërdorimi i energjisë së ripërtërishme është rritur në 29 shtete në periudhën ndërmjet viteve 2013 dhe 2017, por karburantet fosile ende përbëjnë rreth 78 për qind të konsumit total të energjisë, tha OKB-ja.
Në raport u tha se duhen më shumë përpjekje për të luftuar ndotjen e ajrit. Dyzetenjë shtete kanë regjistruar një ulje prej 13 për qind të vdekjeve të parakohshme për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur, por cilësia e ajrit ende nuk është në nivelin që është paraparë në udhëzuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.